Ka filluar lirimi i hapësirave publike në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Nga sot ka filluar lirimi i hapësirës publike përgjatë rrugës “Ibrahim Mazreku” në qytetin e Malishevës. Lirimi i hapësirës publike, përveç në këtë rrugë, do të vazhdoj në të gjitha rrugët në Malishevë.

Në fillimin e zhvillimit të këtij procesi, të pranishëm ishin zyrtarët përgjegjës komunal, të mbështetur edhe nga institucionet e rendit. Ky  proces i punimeve është duke ecur sipas planit, derisa pjesa më e madhe e shfrytëzuesve të hapësire publike, vullnetarisht janë duke i liruar këto hapësira dhe për këtë, Komuna e Malishevës, i falënderon të gjithë qytetarët dhe bizneset, për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe përkrahjen në funksion të realizmit të këtij projekti për zhvillimin e Malishevës.

Të gjithë shfrytëzuesit e hapësirës publike, janë njoftuar me kohë për lirimin e hapësirës dhe në të njëjtën kohë janë zhvilluar të gjitha procedurat e nevojshme ligjore./PrizrenPress.com/

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit