14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e para

Shkolla-nxenesitProcesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e para tashmë ka filluar në të gjitha shkollat e ulëta të vendit. Edhe pse ende nuk dihet numri i të regjistruarve, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se ky numër mund të arrijë deri në rreth 30 mijë nxënës. Ndërkohë, shumë mësues janë ankuar se nuk po u lejohet të marrin pjesë në komisionin për regjistrimin e nxënësve.

Në shumë shkolla të ciklit të ulët, mësueset nuk marrin pjesë në komisionin për regjistrimin e nxënësve në klasat e para. Mësueset nuk deshën të deklarohen para mikrofonit, por thanë se kjo gjë nuk u është lejuar.

Ndërkohë, drejtori i drejtorisë së arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Alush Istogu, tha për Radio Kosovën, se Ministria e Arsimit ka hartuar udhëzimin administrativ, që përcakton mënyrën e regjistrimit të nxënësve. Sipas tij, janë formuar komisione të veçanta në nivel të shkollave dhe drejtorive komunale.

“Në komision janë dy mësues, një pedagog ose psikolog. Drejtoria komunale e arsimit mund të marrë një vendim të veçantë në ato shkolla ku nuk ka shërbim profesional pedagogjik, të caktojë një përfaqësues që të jetë në komision për vlerësimin e njohurive paraprake të fëmijëve që regjistrohen në klasën e parë”, tha ai.

Megjithatë, mësueset thanë se nuk u është lejuar as të bëjnë përzgjedhjen e nxënësve për klasat e tyre. Gjithashtu, edhe prindërit nuk kanë të drejtë të përzgjedhin mësuesin e preferuar. Për këtë, Istogu tha se të gjithë nxënësit janë të barabartë dhe shkolla ka disa kritere.

“Shkolla i ka disa kritere që në bazë të komisionit i cili bën verifikimin e aftësive psiko-fizike, mund të përcaktojë se si duhet të jetë regjistrimi i nxënësve. Mund të ndodhë që ka kërkesa të tilla që deri në 50 apo 60 nxënës mund të shkojnë tek një mësues, prandaj shkollat dhe drejtoritë komunale përcaktojnë kriteret”, thekoi ai.

Ndërkohë, shkollat thonë se ka numër të madh të nxënësve që regjistrohen në klasat e para, ku numri i tyre për klasë mund të kalojë edhe normën e lejuar me rregullore.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 155 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2155 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Banorët e pyesin për burrin, Françeksa jep përgjigjen që i shkrin së qeshuri

Banorët e Big Brother VIP kanë shpërthyer në të qeshura mbrëmjen e djeshme, shkak është bërë një batutë e Françeskës. E pyetur nga Romeo se...

Lajmet e Fundit