11.6 C
Prizren
E premte, 31 Janar, 2025

Ka po rikthehet Evropa?

Shkruan :Lumni Lushaj

Tashmë kur bota e vitit 2019,të thuash se duhet të jetë si shembull për një mirëkuptim e tolerancë. Për fat të keq në Evropë po ngjallen ndjenja të urrejtjes të antisemitizmit, që kur të kujtohet nazizmi hitlerjan dhe holokausti.

Nuk mbetet asgjë nga kjo, pos një tmerri që bota civilizuar duhet ta luftojë deri në maksimum. Pasojat që shkaktoi në njerëz dhe në kolateral, vazhdon të mbetet një prej plagëve më të rënda që dëshmojnë së deri ku mund ta shpien njerëzimin ksenofobitë ,e ku këto tashmë i reflektuan në Francë dhe shtete tjera të Evropës të detyrojnë të mendohet se Evropa duhet të alarmohet se antisemtizmi i ka rrënjët në mesjetën obskurante fanatike fetare, e që alarm duhet të zhgjojë nga gjumi shtresën intelektuale Antisemitizmi kulmin e arriti në Luftën e Dytë Botërore. e ku Gjermania hitleriane u shëndrru në qendër të përgatitjes së propagandës anti-semite e më pas e pogrameve shfarosëse të hebrenjve. Tragjedia e shkaktuar mbi hebrenjtë e pafajshëm dhe pasojat e lëna mbi imazhin e Gjermanisë në botë edhe për dekada vite pas Luftës së Dytë Botërore mbeten të paimagjinueshme.

Prandaj, Evropës së tanishme ky alarm duhet ti shërbejë se holokausti ishte dhe vazhdon të mbetet vraga dhe figura më shëmtuar njerëzore. Anti-semitizmi është në thelbin e vet paragjykim, urrejtje ose diskriminim kundër hebrenjve, për shkaqe që lidhen me trashëgiminë e tyre Evropa tashmë ka mbetur në finishin e këtij alarmi Ai fillon nga shkallët e urrejtjes ose të diskriminimit të individëve apo grupeve hebraike, përshkallëzohet me organizimin e sulmeve të dhunshme nga kategori, dhe shoqëri që kulmojnë me dhunë mbi të gjithë komunitetin hebre. Këto nisma e frymëzime tashmë duhet si ishin persekutimin dhe pogramet shfarosëse kundër hebrenjve; dy shekuj më pas, pra në fund të shekullit të XIII-të në Angli shfaqet dukuria e përzënies së hebrenjve; në vitin 1391 ndeshemi me inkuizicionin spanjoll dhe në vitin 1492, me përzënien nga Spanja të hebrenjve; gjatë viteve 1648-1657 antisemitizmi shpaloset në masakrën e Kozakëve në Ukrainë; nga vitet 1821-1906 ishte Rusia cariste që aplikoi një sërë pogromesh imperiale kundër hebrenjve; në Francë, në vitet 1894-1906 u ndërmorën goditje kundër hebrenjve; në Gjermani kulminacioni vijoi me Holokaustin e Nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore; në BRSS vijoi me pogromet e politikave anti-Semite të regjimit Stalinist si i shpjegon edhe literatura, Prandaj, tani edhe presidenti i Francës Macron, duke pa këtë alarm ka paralajmëruar si do të miratohen ligje kundër shkeljeve të të drejtave hebreje.

Frymën e antisemitizmit edhe Gjermania duke ditur e rikujtuar pjesën e errët të historisë kombëtare e që njollë e rëndë i qëndron holakusti i duhet një luftë më e madhe në ndërdijen e këtij kombi. Mirëpo, kur përmendte holokausti nazist , menjëherë të rikthehet mendja të holokausti më i ri i rendit botëror në vitin1999. që e imponoi mbi populli e pafajshëm shqiptar diktatori Millosheviq. Të kujtohen shpërnguljet masive të popullit duke lënë pas vete shtëpi e katandi e ku paramiliatrët serbë sllav krijon tokën e djegur dhe vrasjen e mijëra të pafajshmëve grave shtatzëna, pastaj fëmijëve dhe pleqve, por s’duhet harruar edhe dhunimet e mijëra grave të ushtruar shtazarikisht mbi nënat e vajzat shqiptare duke mos kursyer bile edhe burra të dhunuar, që i njeh pak historia e dhunimit. Por, populli shqiptar i njohur që në kohën e luftës duke mbrojtur hebrejt, tani në vitin1999 treguan shembullin më madhor duke mirëpritur siç thuhet mbi 800 mijë kosovarë, kryesisht në Kukësin gri të asaj bote dhe në gjithë Shqipërinë .

Ky fakt dhe kjo dëshmitë të thuash se tashmë ringrit respektin kundër secilës dhunë e sidomos këto të kësaj natyre Kosova është njëri nga ato shtete që si popull i sprovuar dinë të bëjë mrekullinë dhe duke rikujtuar historinë e dhembjes njerëzore graviteti shpirtëror i ngreh nga ai mikpritjen dhe e shtynë të ngrisin urrejtjen dhe zërin kundër atyre tragjedive.

Por, njeherit edhe duke dhënë shembullin e Prizrenit se si mund të bashkëjetohet nën një nënqiell të përbashkët nëse kemi ëdrrën e çiltër të lirisë. Kjo me jep kuraje te them se Prizreni dhe kuptimësia e këtyre banorëve është shembull edhe për Evropën tashmë të trazuar. Andaj, ky shembull i tolerancës është edhe një rast më shumë të kuptohet e të inkurajohet që Kosova të bëhet shembull i mirësisë. Kosova është par një rast kaq i mirë tolerante në botën e trazuar për mirëkuptim. Kjo më shumë i ngjanë asaj thënies së vjetër latine ‘Jeta është mësuesja më mirë në botë”.

Prandaj ,apeli ndaj Evropës është se bota demokratike duhet të ketë avansim ,e asesi rikthim në të kaluarën e zezë, Duhet të tregohet tolerante e asesi intolreante, sepse vetë ligjet demokratike intolorancën e shpjegonë si mbrapështi,. Evropës i duhet shembulli i holekaustit ta skuq edhe tani pas gjithë kësaj kohe të kaluar bile edhe viti 1999 duhet ta turpërojë se diktaturën fashiste e ndan vetëm një qime floku nga ripësëritja e atij holokaustit të tmerrshëm të njerëzimit.

Më Shumë

Fëmijët e Anna Oxës marrin shtetësinë shqiptare

Fëmijët e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Anna Oxa, janë pajisur me pasaporta shqiptare. Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Ambasadori britanik viziton Dragashin, vlerëson tolerancën dhe bashkëjetesën ndëretnike

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot Komunën e Dragashit, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini,...

Lajmet e Fundit