3.1 C
Prizren
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025

Kabashi: Qeveria ime nuk do të jetë e korruptuar

111111Qindra anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së dhe LDD-së të lagjes “ 11 Marsi “ dhe “ 2 Korriku “ janë tubuar në lokalet e shkollës fillore “ Lekë Dukagjini “ në Prizren, në mbështetje dhe përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi dhe koalicionit AAK-LDD.
Hapjen e këtij tubimi zgjedhor e bëri kryetari i Nëndegës së LDD-së  “ 11 Marsi “ Ramiz Llugaxhiu.

Kryetari i Degës së AAK-së në prizren, Fatmir Kastrati tha se gjatë kësaj periudhe kohore që janë mbajtur takime, tek qytetarët e Komunës së Prizrenit vërehet interesim i madh për ndryshime.

“Këto ndryshime do të ndodhin vetëm me ardhjen në qeveri të koalicionit AAK-LDD, dhe me zgjedhjen për kryetar të Komunës së Prizrenit, kandidatin e përbashkët të koalicionit Lulzim Kabashi, i cili kësaj radhe para qytetarëve ka dalë me platformë zgjedhore konkrete për zhvillimin ekonomik”.

Kurse kandidati për kryetar të Prizrenit Lulzim Kabashi duke shpalosur platformën e tij zgjedhore i premtoi elektoratit se brenda katër viteve të ardhshme gjatë qeverisjes së tij, secila familje në komunën e Prizrenit do të ketë së paku një anëtar të punësuar.

Kabashi tha se hapja e vendeve të reja të punës do të realizohet përmes zhvillimit ekonomik, bujqësisë, turizmit dhe ndërtimtarisë.
Kabashi e siguroi këtë elektorat se qeverisja e ardhshme e udhëhequr nga ai nuk do të jetë e korruptuar, ndërsa sa i përket investimeve në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme ai tha se firmat që do të përzgjidhen për te realizuar projektet e parapara për t’u realizuar, nuk do t’i paguajnë haraq komunës siq ka ndodhur deri më tani, por ndërtimet do të bëhen kualitative me të gjitha parametrat e caktuara.

Para anëtarëve dhe simpatizantëve të këtij koalicioni, janë prezantuar edhe katër kandidatët e këtyre lagjeve për Asamble Komunale, Emine Avdyli, Naim Qelaj, Majlinda Ukaj dhe Haxhi Seferqaj, të cilët kërkuan votën e elektoratit, duke shprehur gatishmërinë e tyre se do të jenë zë i fuqishëm në mbrojtjen e interesave dhe kërkesave të qytetarëve. Ndërsa krejt në fund të këtij tubimi, nga kryesia e degës së LDD-së në Prizren, ju nda mirënjohje Avdullah Krasniqit – ish aktivist i dalluar i degës së LDD-së në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dogana ndalon kontrabandën me telefona në Vërmicë, vlera mbi 5 mijë euro

Një kontroll rutinë në pikëkalimin kufitar në Vermicë ka zbuluar një tentim të shmangies së detyrimeve doganore, ku janë gjetur të padeklaruara katër “iPhone...

Laura Fazliu mbetet pa medalje, renditet e 5-ta në Abu Dhabi Grand Slam 2025

(PLOTËSUAR) Për medalje të bronztë, xhudistja kosovare Laura Fazliu, humbi me Yuko nga Rafaela Silva nga Brazili dhe u rendit e 5-ta në këtë...

Lajmet e Fundit