4.2 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Kabashi takohet me banorët e Kabashit të Hasit

LulzimKabashi-fshati Kabash-HasKandidati i koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi i shoqëruar nga kryetari i Degës së AAK, Fatmir Kastrati, ka prezantuar programin qeverisës para qytetarëve te fshatit Kabash të Hasit.

Ndërkaq, banorët e fshatit Kabash paraqiten problemet me të cilat ata ballafaqohen. Banorët e këtij fshati theksuan se me gjithë se janë bërë disa investime të vogla, ky fshat ka nevojë edhe për investime të tjera e që janë me rëndësi, duke përfshirë këtu investimet në sektorin e bujqësisë, rregullimin e rrugëve brenda fshatit si dhe punësimin e të rinjve.

Kabashi, theksoi se krejt këto kërkesa do të realizohen gjatë katër vjetorit të ardhshëm, si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, pasi që edhe në programin qeverisës të tij si pikë kryesore është zhvillimi ekonomik, e përmes zhvillimit ekonomik parashihen edhe investime në sektorin e bujqësisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bërlloku ‘mbulon’ Prizrenin

Qytetarët e Prizrenit janë shprehur të shqetësuar lidhur me mungesën e pastrimit të mbeturinave në këtë komunë. Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu tha...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe infermieri nga Dragashi

Ka ndërruar jetë infermieri, humanisti dhe veterani i UÇK-së nga fshati Bresanë i Dragashit, Qerim Salihu. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit