20.4 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025

Kadare për Nobelin: Ndoshta do ta fitoj më vonë, nuk i dihet

Ismail Kadare shumë herë është nominuar për çmimin më të rëndësishëm  në letërsinë botërore – Çmimin Nobel, por asnjëherë s’e ka fituar atë.

Ka shumë shkrimtarë tjerë, më pak të njohur se Kadare që e kanë rrëmbyer këtë çmim, ndaj jo pak kush, sidomos në trevat shqiptare, mendon se mbase Nobeli është i korruptuar, por kështu s’mendon edhe vet Kadare.

“Nuk mendoj se çmimi Nobel është i korruptuar”, ka thënë ai në një bashkëbisedim me lexues në teatrin e Klan Kosovës.

“Flitet për këtë çmim shumë, ka gjithfarë lloj atributesh për të, aq më pak mua nuk më përket të gjykoj një çmim, në të cilin kam qenë vet i propozuar, të cilin nuk e kam marrë dot, por shumica e atyre që propozohen nuk e marrin”, ka pohuar Kadare.

“Sinqerisht, nuk mendoj se është i korruptuar. Atë një njeri do ta marri në botë – si do që të jetë do të ketë të pakënaqur. Dhe unë e di që edhe këtu tek ne – më duket sikur e kam thënë edhe herë të tjera – sikur më bëjnë fajtor që s’e kam marrë dot”.

Kadare tha se e vlerëson shumë vet çmimin, por edhe zhurmën që bëhet rreth tij, njofton Klan Kosova.

Sipas shkrimtarit, kjo gjë është e mirë për vet letërsinë, porse edhe nëse s’e fiton kurrë këtë çmim, s’ka pse një gjë e tillë të shihet si shumë dramatike.

“Ndoshta do ta fitoj më vonë, nuk i dihet, por unë nuk e marrë këtë gjë dramatikisht. Përkundrazi, e quaj një gjë shumë pozitive që për fat të mirët të letërsisë ka disa javë – kur vjen koha e Nobelit – që njerëzimi përqendrohet tek ky çmim”.

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim ndaj zyrtarit doganor që dëmtoi buxhetin e Kosovës me vlerë mbi 3 mijë euro

Një oficer doganor dhe një transportues mallrash u arrestuan të enjten në Vërmicë, në një aksion Anti-kontrabandë. Sot, Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se...

Golden Eagle Ylli me investime të mëdha, synohet rikthimi në majat e basketbollit kosovar

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit, duke u pozicionuar si një organizatë me vizion profesional...

Lajmet e Fundit