Kadri Veseli kthehet në Kosovë nga Haga

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.

Klan Kosova raporton se Veseli është liruar për ta vizituar babanë e tij i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.

Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.

Gazeta Express ka tentuar ta konfirmojë këtë informacion, por nuk u janë përgjigjur telefonatave, as Avni Bytyçi nga ekipi i Veselit e as nga Spitali i Mitrovicës.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës po heton rastin e zhdukjes së një gruaje në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 2 korrik rreth orës 11:30...

Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve komunalë të Suharekës: Rrugët nuk u ndërtuan kurrë, por pagesat u kryen

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, prej të cilëve katër janë zyrtarë komunalë, ndërsa dy të tjerë janë pronarë të...

Lajmet e Fundit