4.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Kadri Veseli: “Ortakolli”, garancia e fitores së PDK-së në Prizren

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me kandidatin për kryetar komune, njëherit kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, z.Shaqir Totaj, gjatë ditës së djeshme vizituan njërën ndër lagjet më të mëdha në Prizren, “Ortakollin”, e cila lagje e rikonfirmoi fuqishëm që do të jetë bastion i pakontestueshëm i Partisë Demokatike të Kosovës, në Prizren.

Kryetari Veseli, para të pranishmëve potencoi se garancia e fitores së PDK-së dhe kryetarit Shaqir Totaj, do të jetë Ortakolli, duke e përkrahur fuqishëm numrin 94, në zgjdhjet e 22 tetorit. Gjithashtu edhe z.Totaj paraqiti disa pika të platformës fituese, e cila është mundësia më e mirë, e zhvillimit ekonomik dhe e rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Numri i madh i simpatizantëve dhe qytetarëve të pranishëm të “Ortakollit” është tregues i qartë që PDK-ja do të jetë forcë e pakonkurrente në Prizren, duke u rikonfirmuar si forcë e parë politike. PDK-ja në Prizren hyn në zgjedhjet e 22 tetorit, pas 7 palë zgjedhjeve të njëpasnjëshme të fituara, si në nivelin lokal edhe në atë qëndror dhe kështu që më 22 tetor do të ketë triumfin më të madh të saj.

Më Shumë

Kapet me drogë në Morinë 33-vjeçari nga Prizreni

Policia e Shtetit ka njoftuar se në Pikën Kufitare të Morinës është arrestuar një shtetas nga Prizren, i dyshuar për tentativë të trafikimit të...

150 pako ushqimore për familjet në nevojë në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, shpërndan sot rreth 150 pako ushqimore për familjet në...

Lajmet e Fundit