5.2 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Kadri Veseli qëndroi tri ditë në Kosovë

Prania e Kadri Veselit në Mitrovicë para një jave nuk pati si të mos vihej re. Mirëpo qëndrimi i tij tek familjarët në Bair është edhe krejt çka u pa publikisht nga vizita e dytë e Veselit në Kosovë që nga arrestimi nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

 

Siç i bënë me dije televizionit zyrtarë të Speciales ish-kreu i Kuvendit qëndroi në atdhe tri ditë

“Vizita zgjati nga e shtuna e 10 korrikut deri të hënën e 12 korrikut dhe zotëri Veseli është kthyer i sigurt në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gjatë vizitës, i akuzuari ka qëndruar në qendër paraburgimi dhe nën mbikëqyrje nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës e mbështetën DHSK-në gjatë kësaj vizite”.

Kjo megjithatë nuk e përmbushi kërkesën urgjente të Veselit, të cilit me t’iu dhënë kumti se i ati i tij Fazliu kishte vdekur, shprehi dëshirë të vijë për vizitë 7 ditore në Kosovë. Ndonëse në pak ditë, atij iu lejua t’i takojë të gjithë familjarët për të cilët bëri kërkesë. Ndër të tjerë nënën, bashkëshorten me fëmijë, xhaxhanë e hallën. Mbi krejt këto iu plotësua dëshira t’ia japë lamtumirën e fundit babait tek varri.

“Për arsye bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrit për ta menaxhuar një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë për zotëri Veseli të ndajë dhimbjen me familjarët e ngushtë. Atij i është mundësuar po ashtu vizita tek varri i babait dhe takimi me të gjithë familjarët për të cilët ka kërkuar leje”, thanë nga Dhomat e Specializuara për Klan Kosovën.

Më Shumë

Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri...

Ndahet nga jeta legjenda e Woodstock-ut, Country Joe McDonald

Bota e muzikës humbi një ikonë. Në moshën 84-vjeçare ka ndërruar jetë Joe McDonald, i njohur si Country Joe McDonald, këngëtar, kompozitor dhe simbol...

Lajmet e Fundit