Shtohet interesimi për Parkun e Inovacionit në Prizren

Organizata Autostrada Bienale është e para që është vendosur plotësisht në këtë zonë.

Ish-kampi ushtarak gjerman, me hapësirë 40 hektarë dhe 52 ndërtesa të gatshme, është përcaktuar si zonë e veçantë për aktivitete ekonomike inovative. Parku po shihet si mundësi për zhvillim dhe bashkëpunim të bizneseve.

Në total deri tash 12 kompani vendore dhe të huaja kanë nënshkruar kontrata për t’u bërë pjesë e ITP-së, ndërsa 10 të tjera janë në proces. Teksa aktualisht brenda parkut janë të punësuar mbi 100 persona.

E gjithë zona menaxhohet nga Shoqata “ITP Prizren”, kurse projekti është bashkëpunim mes qeverisë së Kosovës me GIZ-in gjerman.

 Muhamed Rexhepi nga ITP Prizren thotë se ka interesim të shtuar nga kompani gjermane, si dhe pritet që në të ardhmen të ketë më shumë biznese të vendosura në park.

Ndërsa zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu, tha për Klan Kosovën se situata pandemike i ka kufizuar planet për investime këtu, por situata e tanishme tregon se interesimi për të marrë hapësira me qera në park është më i madh.

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Lajmet e Fundit