23.3 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Kadri Veseli s’ka rival në PDK

Kadri Veseli do të jetë i pakonkurrencë për t’u zgjedhur kryetar i PDK-së në konventën e jashtëzakonshme më 7 maj. Deri më tani asnjë kandidat nuk ka shprehur interesim për ta sfiduar aktualisht ushtruesin e detyrës së kryetarit të partisë më të madhe në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës po i bën përgatitjet intensive për mbajtjen e konventës së jashtëzakonshme më 7 maj.

Në këtë konventë pritet të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së, pas 17 vjet të udhëheqjes nga Hashim Thaçi, i cili ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjes president i Kosovës.

Kadri Veseli, aktualisht ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së, pritet që të zgjidhet në krye të PDK-së, pa probleme dhe pa kundërkandidat. Në PDK thonë se ende nuk kanë asnjë kërkesë nga ndonjë kandidat që ka shfaqur ambiciet për të qenë kryetar i kësaj partie.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, thotë për gazetën “Zëri” se ka dhjetë ditë që kanë filluar përgatitjet për mbajtjen e konventës, duke shtuar intensitetin e punës.

Ai thekson se tash janë duke e bërë një lloj platforme të punës që do të miratohet në konventë dhe do të vazhdohet me punën tjetër.

“Konventa nuk do të jetë vetëm konventë e jashtëzakonshme zgjedhore ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë, por do të ketë edhe një karakter pune”, ka thënë Musmurati../zeri/

Më Shumë

Bashkimi sjell në Prizren gjigantin amerikan, De’Quon Lake

Bashkimi i Prizrenit ka prezantuar zyrtarisht përforcimin më të ri për sezonin 2025/26, qendrën amerikane De’Quon Lake, një lojtar me përmasa dhe përvojë të...

Aktakuzë për fajde në Prizren, viktima humbi mbi 100 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K., i cili ndodhet në paraburgim që nga data...

Lajmet e Fundit