9.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Kalenderi nuk njeh limite, rekord “i çmendur” në Brezovicë

Liridon Kalenderi vazhdon të dëshmojë se është i jashtëzakonshëm në automobilizëm, konkretisht në disiplinën malore.

Pas rekordit që e arriti në shtegun e Grashticës, të njëjtën e ka bërë edhe në Brezovicë, madje me kohë edhe më të “çmendur”.

Kalenderi me Mitsubishi Evo 9, shtegun e gjatë 7.7 kilometra e kaloi për vetëm 04:01.966 minuta, me shpejtësi mesatare prej 114.561 kilometër në orë, që gjithsesi duket vështirë e imagjinueshme, pasi është kohë për 16 sekonda më e shpejtë se rekordi paraprak.

“Ishte një garë shumë e mirë, përfshirë edhe dy vozitjet e djeshme. Sot isha shumë i përqendruar, ndërsa edhe vetura në gjendje mjaft të mirë dhe në fund e arrita këtë sukses për të cilin gjithsesi jam i kënaqur. Konkurrenca është e fortë, prandaj për të arritur sukses duhet rrezikuar shumë. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në garat tjera, por gjithsesi synimi im është suksesi në garat ndërkombëtare”, ka thënë Kalenderi pas garës.

Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi Përparim Dushit, po ashtu me Mitsubishi Evo 9, i cili në cak arriti me kohën 04:09.610 minuta (07.644 sekonda vonesë në krahasim me fituesin, ndërsa podiumi i fituesve u plotësua me Besfort Bunjakun, i cili me Opel Astra SP u rendit në pozitën e tretë me kohë 04:22.413 minuta.

Në konkurrencën ekipore, Prizreni D&G u rendit në pozitën e parë me 82.5 pikë, para Eurogoma RT me 70.5 dhe Prishtina RT me 66 pikë.

Më Shumë

Ja pse nuk ka protesta në Kosovë

Shkruan: Milazim Krasniqi Kur disa po çuditen pse nuk ka protesta, pse nuk ka pakënaqësi, po më çudisin. Moti ua kam sqaruar, po nuk e...

Universiteti i Prizrenit nderon ish-rektorin Zahadin Shemsedini|Video

Me një mbledhje përkujtimore, u nderua ish-rektori i Universitetit të Prizrenit, Zahadin Shemsedini, i cili një jetë ia kushtoi edukimit, shkencës dhe arsimit në...

Lajmet e Fundit