6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kallëzim Penal ndaj Beni Kizollit, drejtorit të Mytaher Haskukës

Është ngritur kallëzim penal, ndaj drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Beni Kizolli, shkruan Gazeta Blic.

Ky kallëzim penal është ngritur me pretendimin se duke qenë drejtor për urbanizëm, ai ka shkaktuar vepër penale.

Kallëzimin penal në Prokurorinë Themelore në Prizren e kanë ngritur vëllezërit Agron e Valbon Kastrati.

Ata po pretendojnë se Kizolli qëllimshëm nuk po lejon që objekti i tyre i ndërtuar në qendër të Prizrenit- të futet në procesin e legalizimit, ashtu siç edhe e parasheh ligji i hyrë në fuqi në shtator të vitit 2018.

Sipas tyre, me mos futjen në proces te legalizimit, Beni Kizolli ka bërë vepër penale.

Sipas kallëzimit penal, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic, thuhet se Kizolli në “cilësinë e personit zyrtar, si drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Komunën e Prizrenit, duke qenë i vetëdijshëm për veprimet e tij inkriminuese dhe duke dëshiruar kryerjen e të njëjtit, ka shpërdoruar dhe tejkaluar autorizimet e tij zyrtare si dhe nuk ka nxjerrë aktin juridik, që është dashur ta nxjerrë, në atë mënyrë që me dashje që të dëmtuarve Agron Kastrati dhe Valbon Kastrati t’iu shkaktojë dëm dhe t’ua shkelë të drejtat që ju njihen me ligj, që objekti i tyre ndërtimor i filluar dhe i ndërtuar pa leje para datës 05.09.2018, të trajtohet konform Ligjit nr.06/L024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Tutje në kallëzimin penal që Agron e Valbon Kastrati e kanë dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren pretendojnë se “Kizolli më datë 26.08.2020 në Drejtorinë për Urbanizëm…, duke shpërdoruar autorizim,et e tij zyrtare dhe duke tejkaluar autorizimet zyrtare nga Neni 6 dhe 7 të UA të MMPH-së nr. 06/2019 për kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë, procedurave dhe dokumentacionit për trajtimin e ndërtimeve pa leje të kategorisë I dhe II, nuk ka lejuar që lënda për legalizim të trajtohet, por këtë lëndë e ka mbajtur fshehur në zyrën e tij.

Vëllezërit Kastrati pretendojnë se Drejtoria në fjalë fare nuk e ka shqyrtuar rastin e tyre. Madje duke mos nxjerrë as vendim, në mënyrë që ta apelojnë rastin në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Ata sipas kallëzimit penal të dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë të bindur se Ben Kizolli ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414, paragrafi 1, i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Kosovës.

Në këtë kallëzim Penal, të cilin e ka siguruar Gazeta Blic, janë paraqitur edhe provat dhe arsyetimet, pse sipas tyre, Kizolli ka kryer vepër penale.

Ndër të tjera, në këtë kallëzim penal thuhet se kur Agron Kastrati ka shkuar në takim me drejtorin Beni Kizolli, duke i kërkuar që pse s’po i trajtohet lënda e tij, ai e nxori nga sirtari dosjen e tij, duke ia dhënë palës, e cila pretendon se komuna po e dëmton.

Aktualisht, siç merr vesh Gazeta Blic, kjo lëndë më nuk ekziston fare në Komunën e Prizrenit- gjegjësisht në Drejtorinë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor.

Gazeta Blic ka kontaktuar me vëllezërit Kastrati, të cilët e kanë konfirmuar rastin, por nuk kanë dashur të japin më shumë komente për kallëzimin penal.

Ata kanë deklaruar se të gjitha i kanë thënë në kallëzimin penal që e kanë deponuar në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Në anën tjetër, Gazeta Blic, ka kontaktuar me Drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Beni Kizolli.

Kazolli thotë se lënda në fjalë ka marrë përgjigjen, ai shton se personat në fjalë janë informuar se objekti i tyre nuk i përmbushë kushtet.

“Lënda në fjalë ka marrë përgjigjën, u është informuar së objekti i tyre nuk i përmbush kushtet për tu trajtuar me ligjin nr 06/L-024 “Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje”. Çdo lëndë mbetet në arkivin bashkëpunëtorit që i përgjigjet, në këtë rast përgjigjën e parë si Drejtori, unë ua kam kthyer dhe lënda ka qen në zyrën time”, thotë Kizolli për Gazeta Blic.

Kizolli deklaroi se të gjitha veprimet janë bërë bërë në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët e Inspektoratit dhe përfaqësuesit e Ministrisë që janë përgjegjës për legalizim.

Në vazhdim e gjeni të plotë kallëzimin penal të ngritur ndaj Kazollit, më datë 30 shtator 2020.

Më Shumë

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Lajmet e Fundit