19.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Kandidatja ruse për presidente: Putini dëshiron të lërë politikën

Kandidatja presidenciale ruse Ksenia Sobchak, personalitet në televizionin rus, thotë për Zërin e Amerikës se thashethemet janë të vërteta: Presidenti Vladimir Putin, dikur një favorit i babait të saj, do të largohej nga karriera politike po të kishte garanci se nuk do të cënohej.

“Po, mendoj se do të dilte në pension. Por është e vështirë ta bindësh se vërtetë ka një rrugëdalje dhe se mund t’u zërë besë atyre që i japin garanci se nuk do ta presë i njëjti fat si ish-diktatorin kilian Augusto Pinoshet, apo ish-diktatorin libian, Moamar Gadafi. Ai i trembet shumë kësaj mundësie”.

Kandidatura e 36-vjeçares Sobchak është vënë në pikëpyetje nga aktivistë të opozitës, të cilët dyshojnë se fushata e saj është thjesht inskenim i Kremlinit për të ndihmuar një fitore tjetër të Vladimir Putinit. Por pretendimet që ajo ngre janë dëgjuar edhe nga të tjerë.

Alexei Navalni, aktivisti shumë popullor anti-korrupsion, ka bërë pretendime të ngjashme disa muaj më parë.

Pasi iu hoq e drejta për të konkurruar për post publik nga akuza që përkrahësit e tij i shohin si të motivuara politikisht, Navalni e ngriti idenë e dëshirës së Putinit për të lënë politikën. Por ai është jashtë rrethit të presidentit rus. Ndërsa Sobchak është e para që e bën këtë koment nga njerëzit që e njohin personalisht Putinin.

E pyetur nëse tranzicioni në duart e një udhëheqësi tjetër që nuk i përket rrethit të aleatëve të fuqishëm të Putinit mund të realizohet pa dhunë, ajo thotë se procesi do të kërkonte një strategji politike:

“Po flasim për një strategji afat-gjatë politike. Pas gjashtë vjetësh Putini nuk do të kërkojë ndryshime të reja kushtetuese që të marrë përsëri pjesë në zgjedhje”.

Një ndryshim i ngadaltë kërkon që të minimizohet “agresioni” duke lejuar “njerëz të rinj, të talentuar, si dhe një figurë politike të zgjedhur me kompromis që përmbush kërkesat e opozitës, por që pranohet edhe nga Putini,” thotë ajo.

Më Shumë

Në Prizren nis festa tradicionale për shënimin e ardhjes së verës

Festimet tradicionale të Hëdërellez-it (Karabash Baba), që shënojnë ardhjen e verës, po festohen në Prizren me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve. Si çdo vit, festimet e...

Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Lajmet e Fundit