Kapen me drogë dy persona në Stacionin e Autobusëve të Suharekës

Dy persona të gjinisë mashkullore janë arrestuar dje në Stacionin e Autobusëve të Suharekës, shkruan PrizrenPress.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 1.59 gramë.

“Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit tjetër ku gjatë kontrollit në veturën e tij VW Golf është gjetur dhe konfiskuar edhe 6.74 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, njofton PK-ja.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Lajmet e Fundit