Haskuka: PDK po shkon e pafytyrë në opozitë

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, në vijimësinë e takimeve të radhës, mbrëmë ka takuar banorët e fshatit Korishë.

Banorët e këtij fshati u shprehën se janë gjithmonë të gatshëm për ndryshim. Ata thanë se me 22 tetor janë të vendosur që këtij vendi t’ia kthejnë perspektivën dhe të ardhmen mos ta shohin në migrim.
Mytaher Haskuka para banorëve të Korishës tha se gati të gjitha vendbanimet e Komunës së Prizrenit kanë probleme të njëjta, duke filluar që nga uji, kanalizimi, ndriçimi publik, infrastruktura dhe se nga këto vendbanime nuk përjashtohet as Korisha.

“Lëvizja Vetëvendosje! është e vetmja organizatë politike që rinisë mund t’ia kthejë perspektivën dhe që rinia të ardhmen mos ta kërkojë duke u larguar nga vendlindja”, tha ai.

Abuzimi me mjetet e Komunës, nga njerëz të caktuar, është alarmante. Vetëm në këta tre muajt e fundit, pasi e kanë parë se më qytetarëve të Prizrenit s’kanë çfarë t’u ofrojnë, kanë hapur tre tenderë. Natyrisht se këta tenderë janë shpallur për përfitime personale të dy-tre personave. Një nga këta tenderë është lifti për kala, me kosto prej tre milion eurosh. Lifti nuk ka me qenë ekonomik dhe se Komunës do t’i shkaktojë telashe të reja. Do të ishte më humane që këta tre milionë, që janë para tonat, të investoheshin në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes dhe gjëra të tjera bazike e që është dashur tashmë t’i takojnë së kaluarës. Ajo që do të bëjmë ne është se do ta anulojme këtë tender dhe tenderët tjerë që nuk kanë pasur transparencën e nevojshme. Duhet ta keni të qartë, se çdo fond që nuk është në të mirë të qytetarëve, është hajni. Përmes këtyre veprimeve kjo qeverisje po shkon në opozitë si e pafytyrë me një barrë të madhe me përplot akuza.”

Më pas Mytaher Haskuka ka shpalosur në detaje disa nga 43 pikat qeverisëse të programit të tij, kryesisht atë për zhvillim.

 

Më Shumë

Sporti bashkon popujt: Prizreni organizon turne ndërkombëtar me ekipe nga Kosova, Turqia dhe Bosnja

Prizreni nikoqir i një turneu ndërkombëtar, mbi 250 sportistë dhe delegacione nga disa vende do të marrin pjesë Nën organizimin e KFV Kalaja Master, në...

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Lajmet e Fundit