4.4 C
Prizren
E shtunë, 3 Janar, 2026

Kapen me kokainë, arrestohen 7 persona në Prizren

Shtatë persona janë arrestuar për shkak se u janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, transmeton PrizrenPress.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Prizren.

“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë hasur duke pirë kafe në një lokal. Me urdhër verbal te Gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali me ç‘rast janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokaine me peshe prej 0.59 gram”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot Dita e Veteranit të UÇK-së

Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin...

Digjet një shtëpi në Prizren, humb jetën një foshnjë

Një zjarr ka përfshirë një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, ku si pasojë ka humbur jetën një...

Lajmet e Fundit