12.4 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Kardiologjia Invazive në Spitalin e Prizrenit realizoi 82 procedura të pavarura brenda dy muajve

Shërbimi i Kardiologjisë Invazive në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit ka shënuar një hap të madh në ofrimin e trajtimit modern për pacientët me sëmundje të zemrës, duke u bërë qendër referuese për qytetarët e Prizrenit, komunave përreth dhe madje edhe për pacientë nga veriu i Shqipërisë.

Ky shërbim, i njohur si Cath lab, ka filluar punën më 14 qershor 2024, me mbështetjen e kardiologëve nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës .

Fillimisht, ekipi ka punuar dy herë në javë, të martën dhe të premten, duke kryer raste të planifikuara dhe akute. Nga janari 2025, puna është intensifikuar në pesë ditë në javë me kujdestari 24-orëshe gjatë fundjavës, shkruan Gazeta Shneta.

Express Kredi nga BiCredit

Në këtë periudhë janë realizuar 941 koronarografi dhe 310 ndërhyrje stentime, duke përfshirë pacientë nga të gjitha komunat e Kosovës që ndodheshin në lista pritjeje.

Që nga 11 shtatori 2025, ekipi i Prizrenit ka filluar punën në mënyrë të pavarur dhe tashmë ka realizuar 72 koronarografi dhe 10 PCI stentime për pacientët elektivë, duke arritur në total 82 procedura të pavarura brenda vetëm dy muajve.

Në një intervistë për Gazetën Shneta, shefi i repartit Dr. Fazli Berisha, përshkruan rëndësinë e shërbimit dhe qëllimin e themelimit të tij, duke theksuar se shërbimi ka për qëllim të ofrojë trajtim modern për pacientët

“Ky shërbim modern është hapur me ndihmën e Lux dev me një qëllim të vetëm: të shpëtojë jetë dhe të ofrojë trajtim bashkëkohor për pacientët me sëmundje të zemrës pa nevojën e udhëtimit në Prishtinë apo jashtë vendit.” u shpreh Dr. Berisha.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ai shton se në plan janë edhe zgjerimi i repartit dhe shtimi i stafit profesional, me synim që nga viti i ardhshëm të fillojnë trajtimin edhe të rasteve akute.

“Aktualisht jemi tre mjek që punojmë në shërbimin e Kardiologjisë Invazive. Shpresojmë që në një të ardhme të afërt të rritet numri i kardiologëve dhe infermierëve për cath lab. Nga viti tjetër planifikojmë të fillojmë edhe me raste akute, pasi tani jemi duke punuar me raste elektive të regjionit të Prizrenit dhe më gjerë.” theksoi ai.

Dr. Ramiz Kadriaj tregon se eksperienca dhe mbështetja e kolegëve nga QKUK kanë qenë shtysë e madhe për avancimin e ekipit.

“Kardiologjia invazive është pjesa më sfiduese dhe më e rëndësishme e kësaj lëmie. Rastet akute kërkojnë trajtim të menjëhershëm dhe saktësi të lartë. Përvoja dhe mbështetja e kolegëve nga QKUK na kanë mundësuar të funksionojmë tashmë në mënyrë të pavarur, duke sjellë shërbim të sigurt dhe efikas për pacientët.” tha Dr. Kadriaj.

Ndërsa Dr. Fathi Tamnik, kardiolog që operon në këtë repart, e konsideron hapjen e shërbimit si një avancim të madh për rajonin, pasi ka lehtësuar qasjen në trajtime të specializuara për sëmundjet kardiovaskulare.

Mund të jetë një imazh i teksti

“Kosova ka një incidencë të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, dhe mundësia për të kryer procedura invazive koronare direkt në klinikën e Prizrenit do të lehtësojë qasjen e pacientëve në trajtim të shpejtë, duke ulur pritjet dhe nevojën për udhëtime të gjata në Prishtinë.”

Ai shton se aktualisht kryhen angiografi koronare invazive, ndërsa në rastet që kërkojnë, realizohen balonime ose stentime, duke theksuar se ekipi po përballet me sukses me çdo sfidë klinike.

“Aktualisht kryejmë angiografi koronare invazive dhe, kur është e nevojshme, balonim ose stentim. Çdo pacient është i ndryshëm dhe çdo procedurë ka potencial për komplikime, por përvojat tona i kemi kapërcyer me sukses dhe do të vazhdojmë t’i përballojmë edhe në të ardhmen.”

Falë këtij shërbimi, pacientët nga rajoni i Prizrenit tashmë kanë qasje më të shpejtë dhe të lehtë në diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve të zemrës. Njëkohësisht stafit të spitalit iu ofrohet mundësi për avancim profesional dhe bashkëpunim nga kardiologët nga Luksemburgu në kryerjen e rasteve komplekse në vizita të njëpasnjëshme. /Gazeta Shneta/

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "BiCredit SHPEJT, MIRE, DHE LIRE FILLO FESTAT LARG ME BICREDIT, MUND t PERJETOSH FESTAT ATY KU DESHIRON. WWW.BICREDIT-KS.COM"

Më Shumë

Biletat për ndeshjen Bashkimi – Cibona dalin nesër në shitje

Klubi i Bashkimit ka njoftuar se nesër, nga ora 11:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen kundër ekipit kroat Cibona Zagreb, e...

Viktima vdiq në vend të ngjarjes, detaje për aksidentin në Prizren që e shkaktoi një polic

Një i moshuar dje humbi jetën pasi u godit me një veturë në Prizren, shoferi i së cilës ishte një polic. Në momentin e goditjes...

Lajmet e Fundit