Ish -nënkryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj nuk ka ditë që nuk mban takime politike në fshatrat e Malishevës.
Ai është i vendosur që të largojë nga pushteti kryetarin aktual dhe kandidatin e PDK-së, Isni Kilaj. Limaj i ka dalë në krah Iniciativës Qytetarë Për Malishevë. Ai bashkë me përfaqësuesit e kësaj iniciative çdo ditë takohet me banorët e shumë fshtrave. Limaj mbrëm ka qëndruar në fshatin Kijevë dhe Bubavec.
Ai është mirëpritur nga qytetarë të shumtë të këtyre fshatrave. Hapësirat ku janë mbajtur këto dy tubime kanë qenë të vogël për t’i zënë të gjithë qytetarët, që kanë shperhur dëshirën dhe vullnetin për të dëgjuar dhe parë Limajn. Edhe në këto dy tubime madhwshtore Limaj ka kërkuar nga qytetarët që të ndëshkohet qeverisja e kaluar dhe të votohet IQPM-ja.
Kandidati i IQPM-së, Ragip Begaj, ndërkaq në këto tubime ka shpalosur programin qeverisës për Komunën e Malishevës. Ai i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e fuqishme që po ia japin IQPM-së. “Qytetarët në mënyrë masive po shprehin zhgënjimin e thellë tek qeveria lokale dhe mosbesim për udhëheqësit e saj”, tha Begaj.
Ai iu ka bërë thirrje të gjithëve që të zhvillojnë një fsuhatë të qetë, demokratike dhe civilizuese. “ Kjo kjo ndihmon ndryshimet dhe proceset demokratike në komunën tonë”, tha Begaj. /PrizrenPress.com/