Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur emërimin e kabinetit të ri qeverisës komunal për mandatin e ri katërvjeçar.
Përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve, Kastrati theksoi se emërimet janë bërë në kuadër të mandatit të ri dhe me vendim të Kryesisë së NISMA Socialdemokrate.
“Sot, në kuadër të mandatit të ri qeverisës dhe me vendim të Kryesisë së partisë NISMA Socialdemokrate, kam emëruar kabinetin e ri qeverisës komunal”, ka deklaruar Kastrati, raporton PrizrenPress.
Ai bëri të ditur se ekipi i ri përbëhet nga profesionistë me përvojë dhe energji të re, të cilët do të angazhohen për zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
“Ky ekip përbëhet nga profesionistë me përvojë dhe energji të re, të cilët do të punojnë me përkushtim për zhvillimin e komunës dhe avancimin e shërbimeve për qytetarët”, thuhet në deklaratë.

Sipas njoftimit, përbërja e kabinetit është: Vesel Krasniqi – Nënkryetar i Komunës, Arbëreshë Krasniqi – Drejtoreshë për Arsim dhe Edukim, Amrush Helshani – Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Izet Hoti – Drejtor i Shërbimeve Publike, Avdi Morina – Drejtor i Urbanizmit, Blerim Thaçi – Drejtor për Buxhet dhe Financa, Syle Dukolli – Drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Rifat Mazreku – Drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër, Mirlindë Gashi – Drejtoreshë për Pronë, Jakup Gashi – Drejtor i Inspektoratit dhe Teutë Mazreku – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Kastrati njoftoi gjithashtu se Drejtoria për Administratë, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, si dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të plotësohen në ditët në vijim, pas propozimeve nga partneri qeverisës, LDK.
“Të gjithë së bashku do të angazhohemi për transparencë, përgjegjësi dhe realizimin e projekteve që i shërbejnë gjithë qytetarëve tanë, pa dallim. Ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen. Puna fillon menjëherë!”, ka përfunduar Kastrati./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
