Kastrati: PDK-ja në Malishevë po dezinformon

januzKastratiKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë, Januz Kastrati, ka demantuar se anëtarët e subjektit të tij kanë kaluar në PDK. Sipas tij, PDK-ja po dezinformon, pasi që asnjë anëtar i LDK-së nuk ka kaluar në PDK.

“Kryetari i PDK-së Kilaj, në vend se të merret me partinë e tij nga e cila janë shuar 13 nëndegë, shpërndan informata të rrejshme propagandistike të cilat nuk lidhen aspak me realitetin e krijuar në Malishevë”, tha Kastrati. Sipas tij, deri më tansh nga PDK-ja kanë kaluar së paku 200 aktivistë dhe simpatizantë të saj në LDK.

“Këtë do ta dëshmojmë me 3 nëntor kur edhe do t’i fitojmë bindëshëm zgjedhjet”, tha Kastrati. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Lajmet e Fundit