Katër persona arrestohen në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Prizren.

Një i dyshuar është arrestuar, pasi që i njëjti në shenjë hakmarrje për vëllain e vet lidhur me një mosmarrëveshje të mëhershme, e ka sulmuar fizikisht një mashkull. Viktima ka pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë, i arrestuari tjetër është një person i kërkuar nga gjykata kompetente e RKS-së. I njëjti është ekstraduar nga autoritetet e BeH-së përmes zyrës ndërlidhëse ILECU.

Kurse, dy persona tjerë janë arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Me urdhër të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com

Më Shumë

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Lajmet e Fundit