Katër policë të Prizrenit infektohen me COVID-19

Katër policë të Prizrenit janë infektuar me COVID-19.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se përveç të infektuarve në izolim janë edhe katër policë të tjerë.

“ Krahasuar me komunat e tjera dhe numrin e banorëve gjendja me COVID nuk është alarmante në Prizren”, tha Osmanollaj shkruan “PrizrenPress”.

Ai fton qytetarët që të tregohen të kujdesshëm në masat mbrojtëse kundër COVID-19.

“Policia është duke bashkëpunuar me institucionet shëndetësore që sa më lehtë të kalojmë këtë pandemi”, tha ai.

Numri i të infektuarve me COVID-19 ka shënuar rritje ditëve të fundit.

Vetëm sot janë shënuar 26 raste të reja nw Prizren.

Tre persona kanë humbur jetën, dy nga Prizreni dhe një nga Suhareka. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit