20.8 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Katër studiues prezantuan Kosovën në Konferencën ndërkombëtare të baladës

Hungari-PecsKonferenca ndërkombëtare e baladës, e cila sivjet u mbajt për të herë të 44-t me radhë, këtë vit i zhvilloi punimet në qytetin Peç (Pecs) të Hungarisë.

Kjo konferencë për herë të parë u organizua më 1966 në Freiburg të Gjermanisë, dhe më pas për gati çdo vit me radhë vazhdoi të organizohet në qytete të ndryshme të botës, ku studiuesit e baladave e të folkloreve të botës, njiheshin me folklorin dhe traditat e vendit nikoqir.

Këtë vit, tema qendrore e kësaj konference ishte “Multietniciteti dhe lëvizshmëria etnike në balada dhe këngë popullore” dhe me kumtesat u paraqitën afër dyzet folkloristë e etnomuziokologë nga mbarë bota, transmeton KultPlus.

Folklorin shqiptar të Kosovës e prezantuan katër studiues nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, të cilët u paraqitën me temat: dr. Leontina Musa “Sakrifica e gruas në baladat me motive të përbashkëta në Ballkan”; dr. Arbnora Dushi “Kujtesa sociale dhe këngët popullore për Maxharr Pashën”, mr. Lumnije Kadriu “Balada si mjet njohës ndërkulturor” dhe etnomuzikologu Visar Munishi me temën “Veçoritë muzikore dhe tekstore të një kënge popullore”.

Në vitin 2012 kur kjo konferencë u organizua në Turqi, dhe pati temën qendrore “Simboli në balada dhe këngë popullore”, Kosova u prezantua për herë të parë me kumtesën e dr. Arbnora Dushi “Simboli i komunikimit / izolimit” në baladën e murimit.
Listës së shteteve nikoqire për organizimin e konferencës ndërkombëtare për baladën, planifikohet që vitin e ardhshëm t’i shtohet edhe Kosova.

Më Shumë

Mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java që nis më 16 qershor do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët dhe...

Zyrtare: Braziliani Deivid Silva rinovon me Prizrenin

Klubi futbollistik Prizreni ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës me futbollistin Deivid Silva Costa, brazilianin e palodhshëm që ka dhënë gjithçka për fanellën...

Lajmet e Fundit