2.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

KB Rahoveci tërhiqet nga Liga Ballkanik

KB Rahoveci ka vendosur të tërhiqet nga Ballkan Liga, për shkak të shumë pakënaqësive rreth organizimit të këtij turneu. Këtë e ka konfirmuar për “lajmi.net” anëtari i bordit, Bekim Hoxha, i cila ka thënë se deri te ky vendim kanë ardhur në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

“Kemi bërë kërkesën që të tërhiqemi nga Ballkan Liga, kemi marrë letër mbështetëse nga Federata e Basketbollit të Kosovës. Në konsultim me Federatën e Basketbollit kemi marrë vendim që të tërhiqemi nga BIBL për shkak të shumë parregullsive dhe dyshimeve tona”, ka thënë Hoxha.

“Na është konfirmuar se do të jenë gjashtë ekipe pastaj në raundin e dytë ndryshoi gjithçka. Kjo na ka shtyrë të marrim këtë vendim në proporcion me rregullat e garës”, ka shtuar Hoxha. Rahoveci nuk shijoi sezon të mirë në BIBL, duke u renditur në pozitën e fundit me tre fitore dhe gjashtë humbje. Ndeshja vendimtare me Pejën, e planifikuar të zhvillohet këtë të mërkurë në ‘Karagaç’ kundër vreshtarëve, me shumë gjasë do të anulohet.

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të arrestuarit për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj dy të pandehurve, F.B....

Kuvendi voton buxhetin e Kosovës për vitin 2026

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, 32 kundër dhe asnjë abstenim i kanë thënë po buxhetit gati 4 miliardësh të Republikës...

Lajmet e Fundit