-3.2 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

KD i UP-së vendos nesër për kategoritë e luftës

RektoriatiKëshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të mblidhet nesër (e martë) për ta shqyrtuar vendimin e ministrit të Arsimit, Ramë Buja për pranimin e rreth njëmijë studentëve, të cilët vijnë nga kategoritë e dala nga lufta: familjet e dëshmorëve, veteranëve e invalidëve.

Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re”, kryesuesja e KD-së, Shefkije Islamaj. “Mbledhja është thirrur për të martën, në orën 16:00”, ka thënë Ismalaj.

Ndërkohë, rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu ka theksuar se në rast se KD-ja e përkrahë vendimin e ministrit Buja, ai do të japë dorëheqje.

Zejnullahu këtë qëndrim e ka përsëritur edhe të hënën pas një takimi që ka pasur me studentët me rasatin e shënimit të 17 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare të Studentëve.

Më Shumë

Komuna e Malishevës fton qytetarët për kujdes pas reshjeve të shiut: Mos dilni pa nevojë

Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente u bën apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për...

Kryetari i Dragashit i drejtohet qytetarëve: Mobilizohuni dhe keni kujdes të shtuar

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka apeluar të gjithë qytetarët që të mobilizohen dhe të kenë kujdes të shtuar, me rastin e...

Lajmet e Fundit