3.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

KDI: Kuvendarët e Mamushës, vetëm 15 pyetje për Ekzekutivit

Mamusha5-16Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 15 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Mamushës dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Korrik-Dhjetor 2014.

Sipas publikimit të KDI-së “anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Mamushës janë: Abdülhadi Krasniç (KDTP) me 37.6 % Halim Sadiku (PDK) me 14.9 % dhe Mehmet Mazrek (KTAP) me 14.5 % të vlerësimit të përgjithshëm”.
Anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultat në të gjitha kategoritë janë: Çamil Mazrek (KTAP) me 0.0 % dhe Necmedin Morina (KTAP) me 0.0 % ndërsa Ecevit Mazrek (KDTP) nuk ka treguar asnjë rezultat dhe ka munguar në njërën nga seancat e mbajtura në këtë periudhe duke treguar rezultat tejet të dobët me – 0.1 % të notimit të përgjithshëm.

Gjatë gjashtë mujorit të dytë të këtij viti nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Mamushës janë ngritur gjithsej 75 çështje, prej të cilave 67 % nga fushat me interes për qytetarët e Komunës së Mamushës ndërkaq 33 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të kësaj komune.
Nga të dhënat del se anëtarët e KDTP-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 48.0 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e KTAP-së me 26.7 % ndërsa Abdülhadi Krasniç (KDTP) ka numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me 36 % të pasuar nga Mehmet Mazrek (KTAP) me 14.7 % dhe Halim Sadiku (PDK) me nga 16 % të çështjeve të ngritura.

Gjatë gjashtë mujorit të dytë të këtij viti nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Mamushës janë ngritur gjithsej 15 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune, ku 54 % kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Mamushës ndërsa 46 % nga fusha me interes për qytetarët e Mamushës.

Anëtarët e KDTP-së në Kuvendin e Komunës së Mamushës prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me nga 60 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e KTAP-së me 26.7 % të pyetjeve të përgjithshme. Anëtari më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Mamushës është: Abdülhadi Krasniç (KDTP) me 60 % , Mehmet Mazrek (KTAP) dhe Halim Sadiku (PDK) me nga 13.3 % të pyetjeve të përgjithshme.

Qëllimi i publikimit është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave në këtë periudhë, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Fletënotimi për periudhën Korrik-Dhjetor 2014 është përgatitur në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC).

Më Shumë

Kolona të gjata në pikat kufitare, pritjet deri në 1 orë e gjysmë për dalje nga Kosova

Me përfundimin e festave të fundvitit, bashkatdhetarët kanë nisur sërish rrugën drejt mërgimit.   Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare...

Kastrati ka vizituar disa familje të dëmtuara nga vërshimet në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me nënkryetarin Vesel Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë komunalë, ka vizituar nga afër disa familje...

Lajmet e Fundit