10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Këngëtarë botërorë po anulojnë koncertet në Evropë

Prince, gurpet U2 e Foo Figthers janë vetëm disa prej artistëve që ditët e fundit kanë anuluar koncertet në Francë, apo kudo në Evropë. Kjo po del si rezultat i sulmeve të fundit terroriste në Paris dhe shumica e këtyre artistëve për shkaqe sigurie po preferojnë t’i mbajnë këto koncerte dikur më vonë.

Shtëpia e Koncerteve në Vjenë ka njoftuar se më 24 nëntor Prince nuk do të marrë pjesë në koncert siç ishte planifikuar.

“Pas tragjedisë në Paris, promotori i turneut ka vendosur ta shtyjë turneun në Evropë deri në një njoftim të radhës”, shkruhet në faqen zyrtare të Shtëpisë së Koncerteve.

Rikujtojmë se sulmet terroriste në Paris kanë lënë të vdekur 129 persona dhe 352 të plagosur.

Më Shumë

Vajzat U18 të Bashkimit fituese të Kupës

Vajzat e grupmoshës U18 të Bashkimit janë shpallur fituese të Kupës, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me një trofe të merituar. Në ndeshjen finale,...

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Lajmet e Fundit