8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Kërcënime, fyerje, gurë dhe grushte, Liria e përjetoi ‘ferrin’ në Gjilan (FOTO)

Liria e ka përjetuar “ferrin” në Gjilan sot. Prizrenasit ankohen se në ndeshjen me Gjilanin ka pasur gjithçka pos futbollit, shkruan Zëri.

Fyerje, kërcënime, përjashtime nga loja dhe një lojtar i përfunduar në spital. Bardhezinjtë thonë se nuk kanë provuar e as parë kurrë skena të tilla.

“Na kanë ‘mbytur’ në Gjilan, lojtarët kanë luajtur ashpër, ka pasur fyerje, kërcënime, lojë e tensionuar dhe dhunë. Pjesa e parë është vazhduar 7 minuta, kjo nuk ndodh askund”, e tregon fillimisht tmerrin e përjetuar një burim i “Zërit” brenda klubit prizrenas.

“Futbollisti Gzim Rusi e ka goditur me grusht lojtarin tonë, Albin Memaj (20 vjeç), i cili është dërguar në spitalin e Gjilanit, ku po qëndron ende në ORL të këtij qytetit”, shton ky burim.

Image

Albin Memaj, në spitalin e Gjilanit pasi u grushtua nga Gzim Rusi

“Më pas, për t’i balancuar gjërat, na përjashtuan ne nga loja, ndihmës-trajnerin Bakaj dhe lojtarin Ramadanaj, të dy në bankinë”, nënvizoi ky burim, i cili nuk ndalet me kaq, përcjellë Zëri.

“Lojtarëve iu kanë hyrë edhe me shufra hekuri në zhveshtore, kjo është çnjerëzore. Gjithashtu, na kanë sulmuar autobusin dhe policia për fat na ka mbrojtur. Një polic ka mbetur i lënduar kur kanë vendosur ta mbrojnë autobusin nga hedhje e gurëve dhe gjësendeve tjera. Më e keqja është se gjithçka ka parë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Bekim Rexhepi, që ishte në stadium dhe nuk reagonte fare”, tregon ngjarjen burimi i gazetës.

Ndeshja Gjilani – Liria përfundoi baras, 0:0. /Zëri/

Më Shumë

Bashkimi dominon Pejën: 6 ndeshje, 6 fitore për portokallezinjtë

Bashkimi ka vazhduar dominimin e plotë ndaj Pejës në këtë edicion të ProCredit Superligës, duke regjistruar edhe fitoren e gjashtë në po aq përballje...

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Lajmet e Fundit