2.9 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

‘Kërcënojnë’ veteranët e UÇK-së

UCK-amblemaKryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka paralajmëruar se Qeveria e re duhet ta ketë para vetës projektligjin për Veteranët e UÇK-së.

Sipas tij, nëse qeveritarët nuk mendojnë për miratimin e vijës buxhetore për vitin 2015, atëherë do t’i pret një sfidë dhe një përballje e fuqishme.

“Qeveria e re duhet ta ketë të qartë se para vetes në tavolinë e ka projektligjin për Veteranët e luftës të UÇK-së i cili pret zbatimin e tij. Prej janarit te vitit te ardhshëm, andaj vija buxhetore duhet te mendohet me miratimin e buxhetit për vitin 2015 sepse në rast se nuk mendojnë për këtë i pret një sfidë dhe një përballje e fuqishme. Asnjë sekondë nuk ka shtyrje ne këtë drejtim pas 1 janarit”, ka shkruar Qeriqi në Facebook.

Më Shumë

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici

Një akt i ndershmërisë qytetare ka tërhequr vëmendjen e Policisë së Kosovës në Suharekë. Më 6 mars 2026, qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke...

“Sulmi i Shqiponjave” – reflektim vizual mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren njofton se piktura e mjeshtrit Esat Valla, me titull “Sulmi i Shqiponjave”, përbën një reflektim të fuqishëm...

Lajmet e Fundit