Kërcënon presidenti bjellorus: Ukraina do të bëhet rrafsh me tokë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, ka thënë se SHBA-të po e shtyjnë Evropën drejt një konflikti të armatosur me Rusinë në Ukrainë, me qëllimin e dobësimit të Rusisë dhe shkatërrimin e Bjellorusisë.

“Shtetet e Bashkuara po e shtyjnë Evropën drejt konfliktit ushtarak me Rusinë në territorin e Ukrainës. Nuk e fshehin planin e tyre. Janë arritur marrëveshje për vitet në vijim. Qëllimi është dobësimi i Rusisë dhe shkatërrimi i Bjellorusisë”, shtoi Lukashenko, transmeotn Telegrafi.

Lukashenko që është pothuajse lideri i vetëm në botë që mbështet agresionin rus në Ukrainë, dhe ia hapi kufijtë Rusisë për të filluar pushtimin e Ukrainës nga territori i saj dhe stacionoi artilerinë ruse nga e cila bombardonte qytet ukrainase, vazhdimisht propagandon në dobi të Kremlinit dhe mbron fuqishëm vendimet e presidentit rus Vladimir Putin.

Ai madje ka paralajmëruar se “Ukraina do të bëhet rrah me tokë”.

“Kolapsimi i Ukrainës tashmë ka filluar. Politikanët polak, lituanez dhe të tjerë – duket se presin se do të kenë të ardhme në realitetin e ri gjeopolitik”, shtoi presidenti bjellorus.

Sipas tij, ata po e përsërisin gabimin e 30-ta dhe 40-ta të shekullit të kaluar. /Telegrafi/

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Lajmet e Fundit