Kërcënon Ronaldo

Mosmarrëveshja mes Cristiano Ronaldos dhe Real Madridit ka nisur verën e kaluar edhe është duke vazhduar ende me Realin që nuk ndien se tani është momenti për rinovimin e kontratës së portugezit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është duke kërkuar kontratë të re që do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në botë.

Pasi e ka fituar çmimin lojtari më i mirë i FIFA-s dhe Topin e Artë më 2017, Ronaldo beson se e meriton një kontratë të re dhe nuk i pëlqen ta shohë Lionel Messin dhe Neymarin të fitojnë të holla më shumë se ai.

Reali është duke kaluar nëpër një kohë të vështirë në fushë dhe gjëja e fundit që i duhet është diçka e tillë, që e çrregullon rregullin brenda klubit. Kjo nuk është as koha e as mënyra për t’iu qasur situatës, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca.

Në fakt, është koha të planifikohet strategjia e së ardhmes dhe i takon Ronaldos të vendosë nëse dëshiron të jetë pjesë e saj apo jo. Nuk ka pasur oferta për Ronaldon deri tani, me Realin që dëshiron ta mbajë.

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit