17.8 C
Prizren
E premte, 26 Shtator, 2025

Kërkesë deputetëve nga Prizreni: Debat parlamentar për tragjedin në Prizren

Grupi i organizatave të shoqërisë civile, që veprojnë në Prizren kërkojnë debat në Kuvendin e Kosovës për humbjen e jetës së vajzës 3 –vjecare.

Ata ftojnë deputetët nga Prizreni, që të kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e Prizrenit.

“Nga ju kërkojmë që të merrni nismën brenda Kuvendit të Kosovës për të përfshirë në rendin e ditës së seancës së ardhshme parlamentare rastin e tre vjeçares Xheneta Gashi, e cila humbi jetën javën e kaluar në Prizren. Kërkojmë që Kuvendi i Kosovës, konform mandatit që ka, të ftojë qeverinë e Kosovës dhe institucionet tjera në përgjegjësi për këtë tragjedi”, thuhet në komunikatën e këtyre organizatave.

“Ne si organizata të shoqërisë civile kemi publikuar qëndimin tonë dhe po angazhohemi për të kërkuar llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e tre vjeçares Xheneta Gashi. Ne i kemi dy kërkesa: dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe dy ministrave të qeverisë së Kosovës, atij të kulturës dhe atij të planifikimit hapësinor, si dhe ndjekjen penale të të gjithë përgjegjësve institucional që me mosveprimin e tyre shkaktuan tragjedinë”.

“Ne kërkojmë që rasti i neglizhencës institucionale që prodhoi tragjedinë e javës së kaluar të diskutohet si pikë e veçantë e rendit të ditës në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës”.

“Për këtë, ju ftojmë që sa më parë të merrni këtë nismë për debat parlamentar për tragjedinë e Prizrenit”.

Kërkesa u  është drejtuar deputetëve: Anton Çuni, Duda Balje, Emilija Redzepi, Fikrim Damka, Hatim Baxhaku, Kujtim Paçaku, Mufera Sinik, Mytaher Haskuka, Nait Hasani, Nezir Çoçaj, Zafir Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rron Dahsyla i qëndron besnik Prizrenit edhe për sezonin 2025/26

Proton Cable Prizreni ka konfirmuar se basketbollisti Rron Dahsyla do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe për sezonin 2025/26. “Me energjinë dhe përkushtimin...

Nuk ka kuorum, dështon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit për buxhetin

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur për të shqyrtuar çështjen e buxhetit, është anuluar pasi mungoi kuorumi i nevojshëm për...

Lajmet e Fundit