Kërkohet dorëheqja e rektorit!

IbrahimGashi-rektori UPXheladin Ujkani, drejtor Ekzekutiv i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi (KISCOMS), kërkon dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi, pasi, sipas tij, Universiteti i Prishtinës, që nga ardhja e tij në postin e rektorit është duke u degraduar.

Ujkani ka thënë se këtë e vërteton fakti që këtë vit UP-ja në ranglistat e universiteteve botërore është radhitur në vendin e 4416, kurse një vit më parë ishte në vendin e 3038. Sipas tij, me këtë radhitje UP ka rënë gjatë këtij viti në mbi 1000 vende më poshtë, shkruan Tribuna.

Andaj, ai ka shtuar se rezultatet e publikuara nga grupi hulumtues i Këshillit Superior për hulumtime shkencore me bazë në Spanjë, mbi Rangimin e Universiteteve në Internet në nivel botëror, përkatësisht mbi nivelin e Kualitetit Shkencor në Internet, vetëm sa e rikonfirmon gjendjen reale në UP.

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Lajmet e Fundit