12.9 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Kërkohet nga Belgjika, arrestohet në Morinë 52-vjeçari nga Kosova

Një qytetar 52-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Morinë për llogari të autoriteteve belge. Sipas policisë në pranga është vënë A.V., 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë. Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

“Vihet në pranga një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika . Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin Belg. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A.V., 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957?, njofton policia shqiptare.

Më Shumë

Drita triumfon në Prizren, fiton finalen e parë të Play-off-it

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve, duke mposhtur në transfertë...

Peja 03 barazon serinë ndaj Bashkimit, tani gjithçka vendoset në finalen e shtatë

Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultat 65:60, në finalen e gjashtë të Play-Off-it në Superligën e Kosovës për femra,...

Lajmet e Fundit