9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Zhuri për vrasjen dhe plagosjen e policëve

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se mbrëmë rreth orës 20:00 të mbrëmjes, gjatë një operacioni bastisjeje në shtëpinë e të dyshuarit I.B., nën dyshimin për dhunë në familje dhe posedim të substancave narkotike, në fshatin Zhur ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë e këtij shpërthimi kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një fëmijë (nga familja e të dyshuarit).

Si pasojë e lëndimeve zyrtari policor me inicialet S.Th., ka ndërruar jetë, ndërsa dy zyrtarët tjerë policor me inicialet A.M, dhe J.H., si dhe fëmija gjenden të shtrirë në spital nën përkujdesje intensive mjekësore por jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorisë, është arrestuar i dyshuari me inicialet I.B, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, i dyshuari I.B, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, kurse gjatë ditës pritet që në Gjykatën Themelore në Prizren për të njëjtin të parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Më Shumë

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Lajmet e Fundit