11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Ndahen 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë, nga 10 mijë euro për 2 policët e lënduar

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që të ndajë mjete financiare për familjen e policit të vrarë, Sami Thaçi dhe dy policët e lënduar gjatë.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur 15 mijë janë ndarë për familjen e policit të vrarë Sami Thaçi, 10 mijë euro për shërimin e policit Artur Mrasori dhe 10 mijë euro për policin Jetmir Hasani, shkruan Reporteri.net.

Haradinaj ka deklaruar se përkrahja me këto mjete financiare do të lehtësojë sadopak dhembjen e familjeve që të përballen me këtë fatkeqësi.

Kryeministri në detyrë ka njoftuar se këto mjete do të ndahen nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve.

Kujtojmë se mbrëmë gjatë një aksioni anti-drogë në Zhur të Prizrenit, polici Sami Thaçi humbi jetën, kurse dy policët tjerë pësuan lëndime të rënda. /Reporteri.net/.

Më Shumë

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Lajmet e Fundit