Sipas fjalëve të Bill Gates, “suksesi është një mësues i keq”.
Disa nga njerëzit më të suksesshëm në botë patën shumë dështime dhe përvoja nga ku mësuan shumë përgjatë rrugës së tyre.
Këta njerëz të suksesshëm ndanë këshillat më të mira mbi paratë dhe karrierën, duke u dhënë përparësi mësimit mbi fitimin për të kujtuar se suksesi i së kaluarës nuk siguron sukses në të ardhmen.
Pasion mbi gjërat që bëni
Për shumicën e njerëzve, gjetja pikërisht e asaj që duan dhe monetarizimi i saj është një nga sfidat më të mëdha të jetës. Këto këshilla për para janë pikërisht ato që manjati Warren Buffet thotë se e çuan atë drejt suksesit në investimin e marrëveshjeve të mëdha. “Të jesh i suksesshëm në pothuajse çdo gjë do të thotë të kesh një pasion për të,” tha ai për Market Watch. “Nëse ju shihni dikë me inteligjencë të arsyeshme dhe një pasion të frikshëm për atë që bën, atëherë gjërat do të ndodhin.”
Shkruani gjithçka
Manjati i biznesit Richard Branson në shumë raste ka thënë se ai bën lista të të gjitha llojeve. “Unë kam jetuar gjithmonë jetën time duke bërë lista,” shkroi ai në një postim. “Këto ndryshojnë që nga listat e ideve, listat e kompanive për të krijuar, listat e njerëzve që mund të bëjnë gjëra të ndodhin. Kam edhe lista të temave për të publikuar në blog, listat e tweets dhe listat e planeve të ardhshme.” Ai këshillon të shkruani çdo ide që keni, pa marrë parasysh se sa e madhe apo e vogël dhe pastaj të sfidoni veten për t’i ndjekur ato. Listat janë një mënyrë e shkëlqyer për të vendosur përparësitë financiare.
Nuk është fati (apo talenti)
Është e lehtë të vlerësosh suksesin tënd për të qenë në vendin e duhur në kohën e duhur, por në fund, asnjë arritje e vërtetë nuk mund të vijë pa punuar fort. Sean Combs, një mësues i hip-hopi mësoi herët dhe ndjek këshillat që ai jep. Combs tha për Forbes se në moshën 12-vjeçare mësoi se nëse ai u ofron klientëve të tij më të mirën dhe u shërben ndryshe, qoftë me muzikë, veshje apo vodka, ai do të marrë më të mirën nga përpjekjet e tij.
Mos jini kokëfortë
“Suksesi është një mësues i keq,” thotë themeluesi i Microsoft Bill Gates. “Ai i josh njerëzit e mençur të mendojnë se nuk mund të humbasin”. Mos ndaloni së mësuari. Suksesi i së kaluarës nuk siguron sukses në të ardhmen. Edhe njerëzit më të mençur dhe më të talentuar mund të humbasin.
Gjeni burime online
Suze Orman tha për Oprah që këshilla e saj përfshin menaxhimin e buxhetit tuaj mujor, duke theksuar të gjitha shpenzimet që janë jo të domosdoshme dhe uljen e këtyre shpenzimeve me 10% deri sa të mbeteni me 100 $ shtesë. Ajo gjithashtu sugjeroi kontrollin për zbritje para se të bëhet një blerje. “Site të ndryshëm ofrojnë kupona të shtypshëm dhe kode promo në shumë produkte dhe aplikacione ku mund të skanohet një kod me telefon mund t’ju kursejnë para. Mos harroni të kontrolloni gjithmonë faqet që ju japin para për blerjet tuaja.”
Ju nuk keni nevojë për para për të fituar para
Daymond John i “Shark Tank” tha për CNN se ai pothuajse çdo herë që ka pasur njëfarë suksesi, paratë kurrë nuk kanë qenë pjesë e saj dhe nëse dikush e njeh mirë sipërmarrjen, e di se sipërmarrësit nuk shkojnë vetëm në ‘sukses, sukses, sukses, sukses’. Ata shkojnë në ‘sukses, sukses, dështim, sukses’
Jini dakord me dështimin
Themeluesja e Spanx, Sara Blakely, ka thënë se përqafimi i dështimit dhe besimi i vazhdueshëm është ajo që e ndihmoi të bëhet miliarderja më e re në Amerikë. “Ajo që nuk dini mund të bëhet pasuria juaj më e madhe në qoftë se e lini atë dhe keni besim për të thënë, ‘Unë do ta bëj atë edhe pse nuk më kanë mësuar apo dikush nuk ka më ka treguar rrugën,” tha ajo.
Menaxhoni riskun tuaj
Me risqet e mëdha, mund të vijnë shpërblime të mëdha, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të rrezikoni gjithçka për të fituar para. “Që nga fillimi, qasja jonë ndaj sipërmarrjes u nis nga norma,” thotë themeluesi i Warby Parker, Neil Blumenthal. “Në vend që të bënim kërcime gjigante (duke rezultuar ndoshta në dështime katastrofike), ne u përqendruam në një vizion të guximshëm, por lëvizëm me hapa të qëllimshëm, të vegjël dhe të shpejtë.”
Jini këmbëngulës
Optimizoni shanset për sukses në të gjitha aspektet e jetës. BusinessMag ju sjell një shembull nga bashkë-themeluesja e SoulCycle, Julie Rice: “Nëse dikush ju kërkon një kafe dhe harruat ta pyesni nëse e pëlqejnë atë me qumësht apo sheqer, sillni 4 kafe, me sheqer, me sheqer dhe qumësht, vetëm me qumësht, pa qumësht dhe pa sheqer. Kjo është ajo që duhet të bëni, sepse nuk doni të shfaqeni me gjënë e gabuar. Keni nevojë për këmbëngulje për të vazhduar.
Duhet të keni një plan
Mos i lini paratë tuaja në dorë të fatit. Mësoni se si të menaxhoni paratë tuaja dhe të keni një plan, pa marrë parasysh sa pak kapital mund të keni dhe pa marrë parasysh se cilat janë qëllimet tuaja. “Duke mos pasur një plan financiar është një plan – vetëm se një plan vërtet i keq!” thotë Alexa von Tobel, themeluese dhe CEO pranë FoundVest.com, e cili e filloi biznesin e saj për këtë arsye.