11.3 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Këshilli Drejtues nuk shqyrton edhe këtë javë ankesat e shumta

UP-rektoratiKa dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues, e paraparë për të mërkurën, ku, ndër të tjera, pritej shqyrtimi i ankesës së një grupi të profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë ndaj rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, shkruan sot Koha Ditore.

Mbledhja është anuluar në mungesë kuorumi, meqë katër anëtarë të saj kanë munguar kësaj radhe, ka thënë për “Kohën Ditore” kryetarja e KD-së, Shefkije Islamaj. Këshilli ka gjithsej nëntë anëtarë, dhe për të pasur kuorum duhet të jenë prezent në mbledhje së paku gjashtë prej tyre.

Sipas saj, dy anëtarë kanë lajmëruar se janë të sëmurë, kurse dy të tjerë kanë dhënë arsyetime se janë të zënë me punë të tjera, ka thënë Islamaj.

Sipas saj, Luan Shllaku ka munguar për shkak se gjendet në pushim jashtë vendit, kurse edhe Ajvaz Berisha kishte paralajmëruar se ka telashe shëndetësore, përcjell koha.net. Ndërkaq Leon Malazogu dhe Halim Hyseni kanë pohuar se janë të zënë me punë të tjera, prandaj mbledhja nuk ka mundur të mbahej pa kuorum, ka thënë Islamaj.

Ajo nuk ka komentuar rreth ankesave të shumta që i janë drejtuar KD-së, të cilat pritej të shqyrtoheshin në këtë mbledhje, por vetëm ka shtuar se mbledhja e radhës është ftuar për javën e ardhshme.

Më Shumë

Koncerti i parë i Bryan Adams në Tiranë, mbi dy orë me hite dhe emocione të fuqishme

Bryan Adams një nga artistët më me ndikim dhe me disqet më të shitur të të gjitha kohërave, me llojin e tij të rok-ut...

Ena Bulku, Arbër Selmani dhe Elvin Nuri – fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj për vitin 2025

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot vlerësimet për fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj për vitin 2025. Juria, e kryesuar...

Lajmet e Fundit