4.8 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Kështu tallej live me Policinë e Kosovës 29-vjeçari që u arrestua për tentim-grabitjen e armatosur në Prizren

Leutrim Latifi, emër i njohur nga autoritetet e rendit për kryerje të grabitjeve të armatosura në vitet 2018-2019, ka përfunduar sërish në pranga të Policisë së Kosovës.

Ai tani u kap nën dyshimin se të hënën mbrëma, në Prizren, bashkë me dy të tjetë tentuan të kryejnë grabitje në një argjendari, duke lënë të plagosur babë e birë që punonin në lokal

 

Të dyshuarit nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

29-vjeçari, Leotrim Latifi konsiderohet një nga personat më të rrezikshëm në Kosovë, i cili ndonëse kryes i grabitjeve të ndryshme të armatosura, ishte në liri.

Rikujtojmë se Leutrim Latifi pasi ishte arratisur nga Kosova, në shkurt të vitit 2019 ishte arrestuar nga autoritetet malazeze ndërsa vetëm pas tre muajve ishte ekstraduar në Kosovë.

Me 3 janar të vitit 2019 si Leotrim Latifi e Kastriot Shala talleshin në Facebook live nga një shtet i Evropës me Policinë e Kosovës, e cila ishte në kërkim të tyre.

 

Më Shumë

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Ndeshje pa shikues dhe gjobë e majme për Lirinë

Pas ndeshjes Liria-Vushtrria dhe inicimit të procedurës disiplinore nga KG, KDE ka marrë sot vendimin për parregullsitë në atë duel. VENDIMI I KDE: I.KF “Liria“. Lëshim...

Lajmet e Fundit