-5.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Këta janë dy të arrestuarit për falsifikim dokumentesh, planifikonin shitjen e 10 hektarëve tokë në vlerë prej 1 milion euro

Policia e Kosovës mbrëmë ka njoftuar për arrestimin e dy personave në komunën e Suharekës, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të shesin hiç më pak se 10 hektarë tokë në vlerë prej një milion euro me dokumente false, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se dy personat që u dërguan në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikim dokumentesh’ janë Haljim Isufi 45-vjeçar dhe Snezana Milisavljeviç 51-vjeçare.

“Veprimet inkriminuese të të dyshuarve konsistojnë ashtu që, i dyshuari në fjalë pasi ka falsifikuar letërnjoftimin e pronarit legjitim të pronave në këtë zonë, më pas ka autorizuar të dyshuarën me iniciale (S.M), që e njëjta të vazhdoj me shitjen e pronave së bashku me personin (H.I.) i cili ka shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, ku sipërfaqja e pronave që kanë pretenduar t’i shesin arrin afërsisht dhjetë (10) hektar, në vlerën aktuale përafërsisht rreth një milion Euro, por kjo është ndaluar duke i arrestuar të dyshuarit e lartcekur në flagrancë, falë angazhimeve dhe punës se përbashkët të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, me Institucionet e lartcekura”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që Isufit dhe Milisavljeviç t’u caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Më Shumë

Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare Brigitte Bardot, simboli seksi i viteve 1960

Brigitte Bardot, legjenda e kinemasë franceze dhe simboli seksi i viteve 1960, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Bardot u bë e famshme ndërkombëtarisht...

“Gjendje alarmante”, Totaj: Lagjet në Prizren kanë mbetur pa rrymë që 2-3 ditë

Kryetari i Prizrenit, i cili fitoi edhe një mandat të ri në krye të komunës, Shaqir Totaj,  ka folur për ndërprerjet e gjata të...

Lajmet e Fundit