17.2 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

KFOR, Farina: Siguria në zgjedhjet e 1 dhjetorit sukses

SalvatoreFarina-KFORDita e zgjedhjeve më 1 dhjetor ishte e qetë dhe u menaxhua mirë nga të gjithë akterët e përfshirë. KFOR-i kontribuoi si reagues i tretë për siguri në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes në mbarë Kosovën, me një fokus të veçantë në veri.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Farina, përgëzoi të gjitha palët e interesuara dhe qytetarët për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e qetë dhe të rregullt të zgjedhjeve komunale, një arritje kjo e rëndësishme demokratike.

“Komandanti i KFOR-it falënderon Policinë e Kosovës për përmbushjen profesionale të rolit të saj si reaguesi i parë dhe EULEX-in si reaguesi i dytë. Komandanti i KFOR-it gjithashtu përgëzon OSBE-në për arritjen e objektivave të misionit të saj dhe për mundësimin e procesit demokratik. Operacioni i sigurisë gjatë procesit zgjedhor mbetet një storie e suksesit për KFOR-in dhe organizatat ndërkombëtare dhe lokale të sigurisë në Kosovë”, thuhet në deklaratën e komandantit të KFOR-it.

“NATO-ja dhe KFOR-i do të vazhdojë punën për të ofruar një ambient të sigurt dhe mundësimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, si dhe do të mbështet përparimin drejt implementimit të marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit, brenda aftësive të saj në kuadër të mandatit të ofruar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ashtu siç kemi vepruar në të kaluarën, KFOR-i do të vazhdojë që me maturi, vendosmëri dhe në mënyrë të paanshme të mbështet një Kosovë të qetë, stabile dhe shumetnike, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”.

Më Shumë

Fermerët e Rahovecit kanë nxjerrë në treg prodhimin e ri të trangullit

Fermerët e komunës së Rahovecit kanë dalë në treg me trangujt, ndërsa e konsiderojnë një fillim të mbarë verën e këtij viti. Pikat grumbulluese...

Pas triumfit në Big Brother VIP Albania, Gjesti bën hapin e ri për t’u rikthyer në muzikë

Pas triumfit të tij të madh në spektaklin Big Brother VIP Albania 4, duket se suksesi i këngëtarit të njohur Gjesti po merr përmasa...

Lajmet e Fundit