Kiameti mbi Ankara

Kryeqyteti i Turqisë Ankara u godit nga një përmbytje e papritur, e cila u shkaktua nga reshjet e mëdha në provincën qendrore të Anadollit.

Përmbytja tërhoqi dhjetëra automjete nga rrugët në rrethin e Mamakut të Ankarasë.

Vërshimet e kanë marrë disa automjete në lagjen Bo?aziçi të Mamakut, që ishte prova më e fortë e fatkeqësisë natyrore të papritur.

Dhjetëra shtëpi dhe zyra në rrugën “Ne?et Erta?” në Mamak u përmbytën gjithashtu, ndërsa banorët kërkonin strehim në katet e larta.

Kryebashkiaku i Ankarasë Mustafa Tuna tha në një deklaratë se gjashtë vetë u plagosën lehtë, duke shtuar se asnjë prej tyre nuk ishte në gjendje kritike.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit