12.6 C
Prizren
E shtunë, 24 Maj, 2025

Kina thotë se nuk heq dorë nga Tajvani

Kina nuk do të ndryshojë pozicionin se Tajvani është pjesë e saj, deklaroi Bejingu zyrtar, pas fitores së edhe të një mandati nga presidentja Tsai Ing-wen, e cila u kundërpërgjigj duke thënë se nuk do t’i marrë parasysh këto kërcënime.

Fushata zgjedhore u dominua nga përpjekjet e Kinës që ta bind ishullin demokratik të pranojë modelin e qeverisjes së Bejingut “një shtet, dy sisteme”, si dhe përmes protestave antiqeveritare në Hong Kong.

“Pa marrë parasysh ndryshimet brenda Tajvanit, fakti se ekziston vetëm një Kinë dhe Tajvani është pjesë e saj nuk do të ndryshojë”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme.

Përderisa Kina thotë se Tajvani është pjesë e saj, ky i fundit konsiderohet vend i pavarur dhe emrin formal e ka Republika e Kinës.

Tsai, liderja që ka kundërshtuar sistemin qeveritar “një shtet, dy sisteme”, ka fituar edhe një mandat katërvjecar të shtunën dhe ka siguruar shumicën edhe në parlament.

Të shtunën, Tsai bëri thirrje për vazhdimin e bisedimeve me Kinën.

Më Shumë

Profesori i UPZ-së, Millaku mohon akuzat për kanosje, angazhon avokatin Gjini për mbrojtje

Profesori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Shkëlqim Millaku, i cili dyshohet për kanosjen e koleges së tij, Vjollca Dibra, ka angazhuar avokatin Gent...

Grisi Kuranin në Prizren, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë dhe propozon trajtim psikiatrik

rokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të martën ka njoftuar se ka dorëzuar në organet gjyqësore aktakuzën ndaj të pandehurit I.P. për veprën penale...

Lajmet e Fundit