4.1 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Kjo është “autostrada” më e shkurtër në botë

”Autostrada” më e shkurtër në botë? Është e gjatë vetëm një metër, shkruhet në faqen italiane today.it.

Në pamundësi për të përballuar pamjaftueshmërinë e rrjetit të autostradave në vendin e tij të lindjes Rumani, Stefan Mandachi, një pronar 33-vjeçar i një zinxhiri fast-foodesh, kishte ndërtuar autostradën e tij private të vogël.

Dhe deri më tani asgjë veçanërisht e çuditshme: Mandachi kishte një kompleks të bukur në pronën e tij.

Atij nuk i mungonin paratë dhe kështu nisi punën, e cila nuk i kushtoi shumë: me 4 400 euro ai u bë ”Mister Autostrada”.

Për të shkaktuar një sensacion sa më satirik u arrit kulmi me prerjen e pashmangshme të shiritit në ceremoninë inauguruese.

Miniautostrada u ndërtua në Suceava, një qytet në një pjesë të vendit pa autostrada.

Rumania ka një nga rrjetet e autostradave më pak të zhvilluara në Bashkimin Europian, me vetëm 857 kilometra.

Më Shumë

I zhdukur prej 23 dhjetorit, kërkohet ndihmë për gjetjen e 42-vjeçarit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka lëshuar njoftim për zhdukjen e Riza Thaqit, 42-vjeçarit nga Prizreni, për fatin e të cilit nuk dihet asgjë që dy...

Komuna e Dragashit prezanton investitorë nga Pakistani për bashkëpunim në bujqësi

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Dragashit do të organizojë të martën, më 06.01.2026, një takim informativ dhe debat të hapur me fermerë...

Lajmet e Fundit