32.5 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Kjo është pasuria e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Në deklarimin e pasurisë në AKK, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala ka deklaruar se krahas punës së tij si Kryeprokuror, ai është edhe trajnues në Akademinë e Drejtësisë në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në përshkrimin e të hyrave vjetore, Shala përveç pagës së Kryeprokurorit në shumën prej 26,673.00 euro, ka deklaruar edhe të hyra nga trajnimet në Akademinë e Drejtësisë në shumën prej 896.00 euro.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e Shalës gjeneron të hyra nga Këshilli Gjyqësor në shumën prej 7,420.00 euro.

Pasuri të paluajtshme, Shala ka deklaruar një banesë të blerë në vitin 2011 me sipërfaqe prej 106 +12 m2 në vlerë prej 65,750.00 euro, dhe një shtëpi me sipërfaqe prej 65,00 m2 e blerë me kredi në vitin 2019 në shumën prej 50,000.00 euro, si dhe një truall me sipërfaqe prej 3.00 ari, po ashtu e blerë me kredi në vitin 2021 në shumën prej 16,500.00 euro.

Shala posedon edhe një veturë “Audi A3” e blerë me kredi në vitin 2017 në vlerën prej 12,000.00 euro.

Para të gatshme në institucione financiare, Shala ka deklaruar 2,886.90 euro, si dhe 1,549.25 të bashkëshortes.

Ndërsa, ka detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik në vlerën prej 30,000.00 euro, kredi e marrë në vitin 2019 dhe e riprogramuar në vitin 2021-2025, si dhe detyrime të bashkëshortes së tij në vlerë prej 20,000.00 euro deri në vitin 2024. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kosova luan ndaj Britanisë së Madhe në kualifikimet për Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të përballet me Britaninë e Madhe në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027. Kështu...

Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%

Drejtori i Turizmit në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj, tha për RTK se nga janari i këtij viti deri në prill të këtij viti,...

Lajmet e Fundit