10.5 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

KKSB në Malishevë, mbajti takimin e parë të punës

Keshilli sigurimit malishevKëshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), mbajti sot takimin e parë të punës, ku u shqyrtuan një varg çështjes me rëndësi për punën këtij këshilli, si organ i Kuvendit të Komunës dhe për sigurinë e përgjithshme në Komunën e Malishevës, ku u vlerësua se situata e sigurisë së përgjithshme, është e qetë dhe stabile, dhe pa indikacione për prishjen e sigurisë së përgjithshme.

Takimin e parë të KKSB-së, e udhëhoqi nënkryetari i komunës, Rexhep Mazreku, i cili, pasi i falënderoi për pjesëmarrje, anëtarët e këtij këshilli, uroi që “ puna e KKSB-së të ecën mirë dhe kërkoi që të gjithë të japin kontributin e tyre në krijimin e sigurisë në Malishevë”. Më pas nënkryetari Mazreku, i njoftoi anëtarët e KKSB-së, me vendimin e KK të Malishevës për formimin e këtij këshilli dhe për emërimin e anëtarëve të tij, si dhe me udhëzimin administrativ nr.27/2012 MPB-03/2012 MAPL, që ka të bëjë me formimin dhe funksionimin e KKSB-së.

KKSB, në këtë mbledhje, diskutoi edhe për planin e punës për vitin 2014, ku dhanë mendimet dhe propozimet e tyre, lidhur me punën e tyre për këtë vit.

Në pikën diskutimit për vlerësimin e sigurisë së përgjithshme në Malishevë, anëtarët e KKSB-së, e vlerësuan në nivel situatën sigurisë së përgjithshme, dhe pa indikacione për prishjen e kësaj situate. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren/ Mungesë e pesë fletëve të votimit në një qendër votimi

Kryesuesi i qendrës së votimit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Prizren,Afrim Tartallari, ka bërë të ditur se janë hasur disa mungesa në momentin...

Liria pret Trepçën, sot në shtëpi

Liria do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Javës së XI të Ligës së Parë në shtëpi, kundër Trepçës. Skuadra prizrenase do...

Lajmet e Fundit