Legjenda e boksit, Wladimir Klitschko, ka thënë se Anthony Joshua është atlet superior dhe t’i grumbullojë të gjithë titujt e kategorisë së peshave të rënda në boks, duke u bërë kampion i unifikuar.
30-vjeçari Anthony Joshua u bë për herë të dytë kampion i kategorisë së peshave të rënda në boks, pasi iu hakmorr Andy Ruiz në dhjetor, pasi ky i fundit ia kishte marrë titujt më herët atë vit, transmeton Gazeta Express.
Ylli britanik e kishte mposhtur edhe Klitschkon në vitin 2017, ndërsa tani dëshiron t’i grumbullojë të gjithë titujt në dispozicion në kategorinë e peshave të rënda, por i mungon titulli WBC, të cilin e mban Deontay Wilder.
Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx
Ukrainasi 43-vjeçar beson se britaniku do t’ia arrijë këtij qëllimi të vit, pasi që thotë se ai ka qenë duke e mbajtur në mënyrë të përsosur epitetin e kampionit të peshave të rënda në boks.
“Anthony është kthyer fuqishëm, ai vetëm sa do të përmirësohet pas përvojës së keqe me Ruiz. Do ta shohim këtë”, ka thënë Klitschko në një intervistë të dhënë për National.
“Deri në fund të këtij viti, ne mund ta kemë një kampion të unifikuar me të gjithë titujt. Joshua është një atlet superior, një atlet i mrekullueshëm dhe një kampion Olimpik”.
“Më e rëndësishmja është se ai është një djalë i mrekullueshëm, i cili e mban në mënyrë të përsosur epitetin e kampionit të peshave të rënda. Jam krenar që mund ta quaj atë shok timin, edhe pse ishim rivalë më herët”. /Gazeta Express/