3.1 C
Prizren
E enjte, 25 Shkurt, 2021

Klubi i futbollit që synon ta fusë Malishevën në hartën e sportit

Malisheva nuk ka aktualisht ndonjë skuadër të njohur sportive me sukses në nivel vendi. Por kjo pritet të ndryshojë brenda një periudhe të shkurtër. Të paktën kështu premtojnë në klubin e futbollit Malisheva.

I themeluar në vitin 2016 nga Afrim Bytyqi, që është larguar nga postet udhëheqëse në klub, Malisheva ndodhet në vendin e dytë në Ligën e Parë, Grupi A. Në pranverë do ta kërkojë inkuadrimin në Superligë.

Për të qenë sa më të gatshëm për të shkruar historinë, malishevasit do ta kryejnë fazën e fundit përgatitore në Antalya të Turqisë.

Drejtori i klubit, Kastriot Telaku, tregon për KOHËN për themelimin e klubit dhe synimet e mëdha që kanë për të ardhmen.

“Malisheva është themeluar në korrik të vitit 2016, kurse tash pas pesë vjetësh synojmë inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll. Ne si klub po mundohemi të bëjmë organizmin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shpresojmë që me përkrahjen e Komunës dhe të donatorëve do t’ia arrijmë qëllimit. Qëllimi ynë është të organizohemi mirë si klub dhe nëse na jepet rasti për inkuadrim në Superligë, do të jemi aty. Ne kemi marrë një trajner me përvojë të madhe siç është Arsim Thaçi dhe me përvojën e tij do të luftojmë për të arritur synimet dhe të dalim në Superligë”, tha Telaku.

Sipas tij, treva e Malishevës vazhdimisht ka pasur lojtarë të dëshmuar, kurse tani të rinjtë do të kenë adresën e saktë se ku mund të afirmohen.

“Ndoshta që nuk ka pasur klub më herët ka qenë edhe e vështirë, por dihet që prej Malishevës kanë dalë shumë talentë siç janë Mendurim Hoti, Ermal dhe Endrit Krasniqi dhe pritet që shumë shpejt të dalin edhe talente të tjerë. Një klub si Malisheva i ka munguar shumë jo vetëm kësaj treve por edhe futbollit kosovar. Klubi u jep mundësi të rinjve që të vijnë këtu, t’i tregojnë vlerat e tyre dhe pse jo të ecin përpara”, u shpreh Telaku.

Për t’i arritur synimet që kanë, drejtuesit e Malishevës kanë emëruar në krye të skuadrës trajnerin Arsim Thaçi.

Trajneri me përvojë në futbollin kosovar, ku ka drejtuar Prishtinën, Flamurtarin, Trepçën’89 e 2 Korrikun, thotë se është i emocionuar që do ta drejtojë ekipin e vendlindjes.

“Unë qe një kohë të gjatë jetoj në Prishtinë, por prejardhjen e kam prej këtij vendi dhe është emocionuese për mua. E kam pranuar ofertën e klubit duke i parë se këta janë shumë seriozë në këtë drejtim, janë duke shikuar të na krijojnë kushte dhe mundësi e që e llogarisë së është edhe respekt ndaj meje si trajner, pasi kam punuar në Superligë e Kosovës. Unë do të provoj pak a shumë që atë eksperiencën time si trajner ta sjelli këtu dhe ta ndihmoj edhe klubin në këtë drejtim që të paktën ky klub në vitin që vjen të jetë në Superligë e Kosovës dhe të shohim pastaj se cilat do të jenë ndryshimet, në aspektin edhe organizativ, por edhe në aspektin e ngritjes së cilësisë”, deklaroi Thaçi.

Ai e ka pranuar përgjegjësinë për ta inkuadruar Malishevën në Superligë, por zbulon edhe një mision tjetër që ka me këtë skuadër.

“Për herë të parë në histori të klubit, edhe pse për një kohë shumë të shkurtër pasi vonë është themeluar si klub, të dalim në Superligën e Kosovës do të ishte shumë pozitive. Edhe pse në të kaluarën prej Malishevës kanë dalë lojtarë që tash janë shumë cilësorë dhe luajnë në ekipe të Superligës. Misioni im është edhe riorganizimi prej akademisë e deri te ekipi i parë”, theksoi Thaçi.

Optimistë se Malisheva do të luajë në Superligën e Kosovës në edicionin tjetër janë shprehur kapiteni Debatik Sertolli dhe golashënuesi më i mirë i skuadrës, Altin Aliu.

Sertolli theksoi se me punë dhe angazhim maksimal mund t’ia dalin.

“Synimet e Malishevës janë që të inkuadrohet në Superligë për herë të parë në histori të klubit. Atmosfera është shumë e mirë, jemi grup shumë i ri i lojtarëve dhe besoj që do të bashkëngjiten edhe lojtarë të tjerë me përvojë dhe t’i arrijmë synimet tona”, tha Sertolli.

Sulmuesi Altin Aliu pret që në stinorin pranveror Malisheva të jetë edhe më e fortë.

“Synimi ynë është që të hyjmë në Superligë, sikurse edhe i ekipeve tjera. Besoj që kemi me ia arrit qëllimit. Me lojërat që i kemi zhvilluar në sezonin e kaluar, besoj që kemi me qenë edhe më të fortë në pranverë. Premtoj edhe një seri golash në pranverë”, u shpreh Aliu.

Malisheva është ndër ekipet e pakta që nga Liga e Parë përgatitjet do t’i kryejë në Antalya të Turqisë. Sipas trajnerit Thaçi, në ditët në vazhdim do të vendosin edhe për lojtarët të cilët do t’i transferojnë. Në sezonin vjeshtor, Malisheva përfundoi në pozitën e dytë në Ligën e Parë, Grupi A me 26 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini lider. Dy skuadrat e para në të dyja grupet e Ligës së Parë, A dhe B, e sigurojnë inkuadrimin në Superligë, kurse ekipet e dyta do të luajnë në barazh.

Më Shumë

Më të votuarit e LDK-së në Dragash, Hoti radhitet i treti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e formularëve me rezultatet për kandidatët për deputet të subjekteve politike në vend, një gjë të tillë...

Vidhen tetë xhami në Tiranë

Vjedhja e institucioneve të kultit është kthyer në një fenomen shqetësues gjatë kohëve të fundit në Tiranë. Të paktën tetë xhami janë grabitur nga persona...

Zemaj: Duhet të vazhdohen masat rigoroze kundër COVID-19

Nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj është mbajtur sot takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19. Me...

Publikohet renditja e FIFA-s, ky është pozicioni i “Dardanëve”

FIFA ka publikuar renditjen për muajin janar dhe Shqipëria e Kosova kanë mbetur në vendnumëro, pasi kohët e fundit nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje. Kuqezinjtë mbeten...

Balje ironizon me Vakatin: Po i presim t’i falënderojnë komunat serbe për vota

Ish-deputetja nga radhët komunitetit boshnjak dhe liderja e SDU-së Duda Balje ka ironizuar me ish-partinë e saj. “Tani ne vete?m po presim qe? Koalicioni Vakat...

Në Rahovec më shumë vota merr Vjosa se Albini

KQZ-ja ka përfunduar me numërimin e votave të kandidatëve për deputet në komunën e Rahovecit. Mediumi lokal “Rahoveci 24.com” ka arritur të siguroj top 5-shën...

“Jam i bindur që Kurti e ka parashikuar këtë ditë”, Quni flet për rënien e Qeverisë Kurti

Anton Quni i LDK’së ka folur për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe shkarkimin e Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme....

Këta janë 14 kandidatët e LDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend

Lidhja Demokrate e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit, pa u numëruar ende votat e ardhura me postë, ka marrë 103.507 vota, apo...

Prizrenasi mashtrohet nga “punëtori” i Kuvendit të Kosovës, ia mori afro 3 mijë euro

Policia e Kosovës ka prangosur personin me inicialet G. K, i lindur në vitin 1990, pasi ishte prezantuar rrejshëm si person zyrtar që punon...

26 vjeçarit nga Suhareka po i duhen veç edhe 5 mijë euro për shërim

Alban Gashi 26 vjeçar nga Suhareka vuan nga një sëmundje e rëndë, osteolyticum partis disralis tibiae 1.sin dhe për trajtimin e tij nevojitën 20...

Ngriten 10 aktakuza brenda 24 orëve në Prizren

Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 81 aktakuza kundër 103 personave, për vepra...

Prizren, 29 raste të reja Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.385 raste, kurse...

Albin Kurti, Agjencisë së Privatizimit: Mos sfidoni mekanizmat institucional, mos provoni të hapni valë të re të privatizimit

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka drejtuar një kërkesë ndaj Agjenicisë Kosovare të Privatizimit. Ai ka thënë se ky institucion nuk duhet...

Ç’mendonte Darvini për femrat?

“Nëse arrij të jetoj deri në të 80-at, nuk do resht së mahnituri, duke e zbuluar veten si shkrimtar”, i shkroi Çarls Darvini një...

Dy persona në Prizren shpallen fajtorë për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve E.Sh., dhe A.K., për shkak se me datë 8 korrik 2018, në kohë...

Bankat dhanë mbi 1.5 miliard euro kredi gjatë pandemisë Covid-19

Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), Fehmi Mehmeti ka thënë se sektori bankar ka pasur dhe vazhdon ta ketë rolin e saj në rimëkëmbjen ekonomike...

Lajmet e Fundit