Albulena Balaj: Sa më shumë që e sulmojnë Nismën, aq më shumë e dua

Albulena Balaj Halimaj, kandidate për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka falënderuar partinë dhe bartësin e listëve të kandidatëve, Fatmir Limajn, për besimin.

Balaj Halimaj, së cilës iu është besuar numri 3 në radhën e listës së kandidatëve për deputetë të Nismës Socialdemokrate, ka shpresuar se partia e saj në këto zgjedhje do ketë mbi 50 mijë mbështetës, përcjell Gazeta Express.

Lista e kandidatëve për deputetë nga radhët e Nismës Socialdemokrate është publikuar një ditë pas publikimit të listave të të gjitha subjekteve të mëdha politike.

Postimi i plotë:

Sa më shumë që e sulmojnë NISMËN, aq më shumë e dua dhe do ta dua përgjithmonë!

Dashurinë për të së bashku me mbi 50000 mbështetës do ta dëshmojmë më 14 shkurt!

Falenderoj Nismën Socialdemokrate dhe kryetarin Fatmir Limaj, komandant ÇELIKUN që edhe njëherë më dhanë besimin të jem kandidate për deputete

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit